10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Malltezi denoncon:”PS kërkon emrat e të afërmve të punonjësve të administratës që jetojnë jashtë vendit “

Partia Socialiste po kërkon nga punonjësit e administratës shtetërore emrat dhe adresat e miqve apo të afërmve të tyre që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, me qëllim patronazhimin e tyre për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Sinjalizimet për presion mbi administratën janë të shumta, duke krijuar shqetësim në radhët e punonjësve.

Kreu i departamentit për mjedisin në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka publikuar një mesazh që i është dërguar punonjësve të administratës. Në këtë mesazh, kërkohet të dërgohen të paktën pesë emra dhe adresa të familjarëve apo miqve të tyre që jetojnë jashtë shtetit. Malltezi e ka cilësuar këtë veprim si shkelje të ligjit dhe ka akuzuar qeverinë për përdorimin e mjeteve të paligjshme për të ndikuar votën, duke përmendur se vota është e fshehtë sipas Kushtetutës.

Malltezi, përmes një postimi në rrjetet sociale, e ka quajtur këtë veprim si një shkelje e hapur e të drejtave të votës dhe ka shprehur dyshime në lidhje me efektivitetin e kësaj strategjie te emigrantët, të cilët janë më të vështirë për t’u shantazhuar për shkak se nuk janë të varur nga strukturat shtetërore si ndihma ekonomike apo legalizimet. Ai gjithashtu ka paralajmëruar se përpjekjet e tilla mund të kthehen në një efekt të kundërt për Partinë Socialiste, duke shtuar se kjo praktikë mund të krijojë zemërim te qytetarët dhe votuesit jashtë vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...