10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Manja: ‘Burgu i Pogradecit përfundon në mars dhe synohet transferimi i burgut të grave’

Në një komunikim për mediat, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka bërë të ditur se burgu i Pogradecit pritet të përfundojë në mars dhe do të ofrojë kushte optimale për të dënuarit. Ministri gjithashtu ka nënvizuar synimin për zhvendosjen e burgut të grave në Pogradec, por ka shtuar se kjo do të ndodhë vetëm pas amnistisë penale.

Manja ka thënë: “Është diskutuar zhvendosja në Pogradec, ai institucion është drejt përfundimit të mobilimit dhe e kemi marrë në dorëzim brenda marsit përfundon me çelësa në dorë mobilimi i brendshëm. Kemi marrë edhe vlerësim të avokates se popullit në lidhje me standardet e atij institucioni, dhe besoj shpejt do të kemi një vendimmarrje për transferimin, por do të jetë pasi të bëhet amnistia.”

Ai ka gjithashtu theksuar se pas transferimit të grave, burgu do të jetë i hapur dhe do të ofrojë mundësi për të dënuarit që kanë mbetur 6 muaj para se të bashkohen me familjet e tyre. Ministri ka shpjeguar se ky model do të ndihmojë në zbatimin e ligjit për burgjet e hapura dhe ka shtuar se ata janë në konsultim me drejtorinë e burgjeve dhe ekspertët për të gjetur zgjidhje për sistemin e burgjeve në Shqipëri. Manja ka përfunduar duke premtuar miratimin e shpejtë të masterplanit të zhvillimit të institucioneve burgjore deri në vitin 2030 dhe gradualisht mbylljen e burgjeve të trashëguara nga koha e komunizmit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...