8.5 C
Tiranë
Sunday, April 20, 2025
spot_img

Maqedonia e Veriut shpall krizën energjitike, e cila parashikohet të zgjasë 30 ditë

Maqedonia e Veriut shpalli të martën krizë energjetike, e cila do të zgjasë 30 ditë. Qeveria tha se shpallja e gjendjes së krizës është për të injektuar mjete te kompanitë energjetike dhe për të rritur likuiditetin e tyre.

Vendimi i Qeverisë nuk parashikon masa kufizuese për qytetarët, por nga janari çmimi i energjisë elektrike pritet të rritet për rreth 8-9 për qind.

Qeveria njoftoi se rreth 4 miliardë denarë (rreth 65 milionë euro) do të transferohen nga buxheti te kompanitë energjetike, për të kapërcyer, siç tha, të gjitha rreziqet në sektorin e energjisë dhe për furnizim të rregullt me energji elektrike.

“Qeveria aktualisht është e fokusuar në përballjen me sukses të sfidave të paraqitura nga kriza globale energjetike. Gjendja e krizës energjetike sillet për të përmirësuar funksionimin e kompanive energjetike, për të rritur likuiditetin e tyre dhe për të mos miratuar asnjëherë masa kufizuese që do të ndikonin negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve”, tha ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi.

Evropa është duke u përballur me krizë energjetike tash e saj javë, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të gazit.

Për pasojë kanë nisur të rriten edhe çmimet e rrymës.Gjendja e krizës në Maqedoninë e Veriut u miratua me kërkesë të Komisionit për monitorimin e situatës për furnizim me energji elektrike.

Ndërkohë, Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut bëri të ditur se përkundër krizës energjetike dhe rritjes së çmimeve globale, tani për tani nuk pritet përkeqësim i gjendjes ekonomike.

Banka Popullore parashikon rimëkëmbje të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut me një rritje prej 3.9% këtë dhe vitin e ardhshëm.

Inflacioni këtë viti parashikohet të mbyllet me 3.1%, ndërsa vitin e ardhshëm me 2.4%.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vrasja e Ilaria Sulës: Dëshmia e Nënës së Autorit “U frikësova se mos më...

0
Mediet italiane kanë zbuluar dëshmi të reja lidhur me vrasjen e 22-vjeçares Ilaria Sula, që u ekzekutua me thikë nga i dashuri i saj....

Zbulimi Shkencor që mund të ndryshojë trajtimin e Glioblastomës: Enzima e re si armë...

0
Një grup studiuesish nga Qendra Onkologjike e Universitetit Shtetëror të Ohajos ka identifikuar një enzimë të re që mund të përdoret si armë potenciale...

Balluku: Gazifikimi i Korçës, një investim strategjik që nis transformimin energjetik të Shqipërisë

0
Korça do të jetë qyteti i parë në Shqipëri që do të përfitojë nga një projekt strategjik për gazifikimin, i cili synon ndërtimin e...

Vlorë/Robert Pekmezi, i arrestuar përsëri pas një grabitjeje, shkel masën e sigurisë

0
Shprehja popullore “vesi del me shpirtin” ka gjetur vend tek Robert Pekmezi, një 53-vjeçar nga Vlora, i cili, edhe pse ndodhej nën masën e...

Goditje në Policinë Rrugore të Tiranës: Tre zyrtarë të arrestuar nga SPAK për korrupsion...

0
Një tjetër operacion i Prokurorisë së Posaçme ka çuar në ndalimin e tre zyrtarëve të lartë të Policisë Rrugore të Tiranës, të dyshuar për...