16.5 C
Tiranë
Monday, March 23, 2026
spot_img

Marrëveshja me OKB, dy anije të tjera me drithëra nisen nga Ukraina

Edhe dy anije të mbushura me drithëra u largohen nga Ukraina më 13 gusht, në bazë të marrëveshjes të mbështetur nga Kombet e Bashkuara për të rikthyer eksportet e drithërave dhe produkteve bujqësore, tha Ministria turke e Mbrojtjes. Në 16 ka shkuar numri i përgjithshëm të anijeve që transportojnë drithëra ukrainase.

Anija Fulmar S me flamur të Barbados, u largua nga porti ukrainas Chornomorsk dhe po transporton 12.000 ton misër në provincën jugore të Turqisë, Iskenderun, thuhet në deklaratë. Anija Thoe, nën flamurin e Ishujve Marshall, lundroi nga i njëjti port dhe u nis për në Tekirdag të Turqisë me 3.000 tonë fara luledielli.

Tutje thuhet se një anije tjetër do të niset të shtunën nga Turqia në Ukrainë për të blerë drithëra. Ministria e infrastrukturës e Ukrainës tha të shtunën se 16 anije që transportonin 450.000 ton produkte bujqësore ishin nisur nga portet detare të Ukrainës që nga fillimi i gushtit, sipas marrëveshjes që siguronte kalim të sigurt për anijet.

Moska dhe Kievi arritën marrëveshje muajin e kaluar për rikthimin e eksporteve. Marrëveshja u arrit nën ndërmjetësimin e Turqisë dhe OKB-së dhe synon të zhbllokojë tri portet ukrainase, që janë bllokuar qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Marrëveshja kërkon që një ekip ndërkombëtar, i përbërë nga zyrtarë nga Turqia, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina të mbikëqyrin inspektimet dhe kalimin e anijeve nëpër Bosfor. Ukraina shpreson të rrisë eksportet e saj detare në mbi 3 milion ton drithë dhe produkte të tjera bujqësore në muajt e ardhshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Kavajë, arrestohen autori dhe bashkëpunëtori

0
39-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta në lagjen nr. 6 në Kavajë. Sipas policisë, pas ndërhyrjes...

Horoskopi ditor, e Hënë, 23 Mars 2026

0
♈ Dashi Je në qendër të vëmendjes. Energjia është e lartë, por duhet të kontrollosh impulsivitetin, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Ndjen nevojë për qetësi dhe stabilitet....

Parashikimi I motit, e Hënë, 23 Mars 2026

0
Më 23 mars 2026, moti në Shqipëri paraqitet tipik pranveror, me ndryshime të lehta nga një zonë në tjetrën, por përgjithësisht i qëndrueshëm dhe...

Aksident tragjik në Vlorë: Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë

0
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në rrugën e Lumi i Vlorës, pranë fshatit Drashovicë, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një...

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...