4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Martesa e Justin dhe Hailey Bieber në krizë? Thashethemet, borxhet dhe shëndeti që po i lodh

Së fundmi, çiftit të famshëm Justin dhe Hailey Bieber i janë rikthyer në qendër të vëmendjes, por jo për ndonjë projekt të ri artistik apo modë – por për zërat që thonë se martesa e tyre po kalon një periudhë të vështirë.

Burime pranë çiftit tregojnë se kriza nuk është vetëm rezultat i vështirësive që Justin ka pasur me shëndetin mendor, i reflektuar edhe në postime të çuditshme në rrjetet sociale, por edhe për shkak të një përplasjeje financiare që përfshin menaxherin e tij të mëparshëm, Scooter Braun.

Thuhet se këngëtari i “Peaches” i detyrohet Braun-it një shumë prej mbi 30 milionë dollarësh, pas anulimit të turneut të vitit 2022 – humbje të cilat, sipas kontratës, kompania e Braun ka mbuluar pjesërisht. Për të ndihmuar Justin-in, Hailey po përdor një pjesë të parave që përfitoi nga shitja e markës së saj të suksesshme të kujdesit për lëkurën, Rhode, e vlerësuar në 1 miliard dollarë.

Megjithëse kanë qarkulluar zëra për ndarje apo tensione, çifti publikoi kohët e fundit foto dhe video nga pushimet e tyre në Itali, duke lënë të kuptohej se janë ende të bashkuar. Por, pamja e jashtme e qetë nuk e fsheh dot presionin që ata po kalojnë. Hailey, për herë të parë pas shumë kohësh, tregoi në Instagram fytyrën e saj pa filtra, ku shfaqej e prekur nga dermatiti perioral – një problem lëkure që ajo e ka prej vitesh, por që përkeqësohet nga stresi, mungesa e gjumit dhe udhëtimet e shumta.

“Gjithmonë më përkeqësohet kur udhëtoj shumë, kur nuk fle mjaftueshëm, për shkak të hormoneve, kur përdor SPF të gabuar, apo produkte të reja… edhe nga stresi,” shkroi Hailey, duke lënë të kuptohet se ngarkesa emocionale po ndikon edhe në aspektin fizik.

Ndërsa fansat shpresojnë që dyshja të tejkalojë këtë kapitull të vështirë, një gjë është e sigurt: pas jetës së ndritshme në Instagram, ndodhen sfida të mëdha që nuk zgjidhen me një filtër.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...