7.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Martina, vetëm 14 vjeç – e vrarë nga ish-i dashuri: një tjetër krim i trondit Italinë”

AFRAGOLA (Napoli) – Një ngjarje tragjike dhe e pabesueshme ka tronditur qytetin e Afragolës dhe mbarë opinionin publik italian: Martina Carbonaro, vetëm 14 vjeçe, është gjetur e pajetë nën një dyshek, në një ndërtesë të braktisur pranë varrezave, në zonën e Campo Moccia-s. Vajza ishte shpallur e zhdukur që më 26 maj 2025.

Autori i dyshuar, Alessio Tucci, 19 vjeç, ish-i dashuri i Martinas, është arrestuar dhe ka pranuar autorësinë e krimit.

“E vrava sepse më la,” tha ai para hetuesve, duke konfirmuar frikën më të madhe të familjes: vajza ishte viktimë e një akti të dhunshëm, pas një lidhjeje që ajo kishte vendosur ta përfundonte.

Sipas autoriteteve hetimore, Tucci e kishte ndjekur Martinen dhe pas një debati e kishte goditur në kokë me gurë, duke i shkaktuar vdekjen. Ai më pas fshehu trupin në një ambient të errët dhe të braktisur. Pikërisht kamerat e sigurisë në zonë dhe analiza e lëvizjeve të fundit të vajzës çuan në identifikimin e autorit. Ai akuzohet për vrasje të rëndë dhe fshehje të kufomës.

Martina kishte dalë mbrëmjen e së hënës për të marrë një akullore me një shoqe. Më pas u pa për herë të fundit në shoqërinë e Tuccit. Gjatë dy ditëve të kërkimeve, 19-vjeçari ishte paraqitur si i pafajshëm dhe madje kishte ndihmuar në kërkimet, duke mashtruar familjarët dhe hetuesit.

Nëna e vajzës, Enza Cossentino, mes lotësh kërkoi burgim të përjetshëm për autorin:

“Vajza ime ishte e bukur si dielli. E paralajmërova të ishte e kujdesshme. Dashuria mbaron, por jo jeta,” u shpreh ajo me një dhimbje të përvëluar. “Ky djalë u shtir si engjëll. Ndihmoi në kërkime. E pabesueshme.”

Ngjarja ka sjellë në kujtesë një tjetër krim të rëndë të ndodhur pak muaj më parë, kur Ilaria Sula, një 22-vjeçare shqiptare, u vra nga ish-i dashuri i saj, Mark Samson, një shtetas filipinas, në një rast të ngjashëm. Ai e mashtroi duke i kërkuar një takim për sqarim, por e vrau brutalisht me thikë, e futi në një valixhe dhe e hodhi në një zonë të pyllëzuar. Edhe në atë rast, autori përdori telefonin e saj për të krijuar iluzionin se ajo ishte gjallë, dhe mori pjesë në kërkime.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...