10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Masakër në Siberi: 5 adoleshentë të vrarë dhe 4 të plagosur në një sulm me thikë në Irkutsk

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin Baikalsk, në rajonin Irkutsk të Siberisë, ku pesë adoleshentë humbën jetën dhe katër të tjerë mbetën të plagosur në një sulm me thikë.

Sipas raportimeve të agjencisë Tass dhe njoftimit zyrtar të departamentit të policisë, sulmi ndodhi brenda një banese ku ishin mbledhur disa të rinj. Hetuesit konfirmuan se trupat e pesë viktimave të mitura u gjetën në vendngjarje, ndërsa katër të tjerë u dërguan me urgjencë në spital me lëndime të rënda.

Sipas të dhënave paraprake, autori i dyshuar, një nga adoleshentët pjesëmarrës në tubim, ka sulmuar papritur shokët e tij me thikë, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur. Më pas, ai ka vënë zjarr në shtëpi, ku edhe ka humbur jetën, duke mos i mbijetuar flakëve.

Motivet e ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim të thelluar për të zbardhur rrethanat e tragjedisë. Sulmi ka tronditur jo vetëm komunitetin lokal, por edhe mbarë opinionin publik rus.

Ky është një nga aktet më të rënda të dhunës mes të rinjve në Rusi vitet e fundit. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...