Prokuroria e Burrelit ka marrë në dorëzim dy telefonat e adoleshentëve Kenado Shira dhe Renato Hasula, që u përfshinë në një konflikt për një vajzë, duke sjellë dhe tragjedinë e rendë me 3 të vrarë.
Telefonat do t’i nënshtrohen ekspertimit për të vërtetuar nëse ka pasur apo jo shantazhe nga ana e të rinjve kundrejt 17-vjeçares.
Po ashtu mësohet se nga telefonat e të rinjve janë fshirë mesazhet që thuhet se kishte shantazhe e kërcënime.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi rreth dy ditë më parë, pas një konflikti dhe shantazheve të pretenduara në rrjetet sociale ndaj një 16 vjeçareje nga dy bashkëmoshatarët e saj.
Sipas dëshmisë së adoleshentes, ajo pretendonte se ata e kërcënonin me foto e video për ditë me radhë, duke bërë që ajo të mos shkonte në shkollë për 5 ditë.
Ndërkohë babai i vajzës, Fiqiri Mjeshtri, pas diskutimeve dhe debateve që ka pasur me bashkëmoshatarët e vajzës dhe aballarët e tyre ka nxjerrë armëd duke qëlluar drejt 4 personave dhe më pas ka vrarë edhe veten.