15.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

“Mashtrim publik”/ Petrit Vasili bën thirrje ambasadorëve për kthimin e dekoratave të dhëna nga Rama

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka bërë thirrje që ambasadorët e dekoruar nga Kryeministri Edi Rama në vitin 2018 të kthejnë mbrapsht dekoratat e marra, duke i quajtur ato si pjesë e një mashtrimi. Sipas Vasilit, këto dekorata u dhanë për një proces të hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian, i cili në atë kohë nuk kishte ndodhur.

Në një postim në Facebook, Vasili e konsideron këtë veprim si një mashtrim të Kryeministrit Rama, duke shtuar se është qesharak dhe i dhimbshëm që u festua për një ngjarje që nuk kishte ndodhur. Ai u bëri thirrje ambasadorëve që, nëse kanë respekt për veten, duhet t’i kthejnë mbrapsht dekoratat për këtë “mashtrim publik.”

Postimi i Vasilit:
Ambasadorët të kthejne dekoratat e mashtrimit të Ramës!
Edi Rama gjashtë vjet më parë ne 29 qershor 2018 dekoroi katër ambasadorë shqiptarë për punën e tyte të mirë sepse gjoja u hapën negociatat.

Ndërsa sot në tetor 2024 po ky Edi Rama po na thotë që sapo u hapën negociatat.
Ambasadorët në se kanë një minimum respekti për veten e tyre, pasi u bënë qesharakë gjer në dhimbje, duhet t’ia kthejnë sot mbrapsht Edi Ramës dekoratat mashtruese për një hapje negociatash, që nuk kishte ndodhur fare dhe për mashtrimin publik, që ju bë shqiptarëve.
A do ta bëjnë vallë ambasadorët?
Sigurisht që jo!
.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...