6.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

“Mashtrim të madh” , Protesta e pensionistëve për rritjen e pensioneve dhe minimumin jetik

Pensionistët kanë protestuar sërish para Kryeministrisë, duke kërkuar rritjen e pensioneve për të përballuar koston e jetesës dhe shpenzimet e tyre shëndetësore. Protesta, e cila zgjati rreth një orë e gjysmë, përfshiu deklarata të ashpra ndaj qeverisë dhe masave të saj ekonomike.

Një pensionist, i cili merr 171 mijë lekë të vjetra pension, tha se shuma është krejtësisht e pamjaftueshme për përballimin e rritjes së çmimeve. Ai e quajti bonusin e ofruar nga qeveria një “mashtrim të madh” dhe akuzoi qeverinë për menaxhim të dobët të fondeve të kontributeve. “Ne nuk jemi derra,” deklaroi ai, duke theksuar se rrogat e larta të zyrtarëve janë në kontrast të fortë me situatën e pensionistëve.

Protesta e sotme është pjesë e një serie tubimesh të organizuara nga pensionistët dhe aktivistët e Lëvizjes Bashkë, që kërkojnë pensione dinjitoze dhe një minimum jetik të përshtatshëm për standardin e jetesës në Shqipëri.

Në shtator, Këshilli i Ministrave miratoi indeksimin e pensioneve me vetëm 4.1%, një masë që u prit me kritika të ashpra nga qytetarët dhe shoqëria civile. Sipas protestuesve dhe aktivistëve, ky indeksim është i pamjaftueshëm për të adresuar nevojat reale të pensionistëve, sidomos përballë inflacionit dhe rritjes së çmimeve në sektorët bazë të ekonomisë.

Protestuesit kanë theksuar nevojën për ndryshime strukturore në sistemin e pensioneve dhe për mbështetje më të madhe nga shteti ndaj shtresës së të moshuarve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...