14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Mashtronin qytetarë të huaj për të investuar në bursa ,arrestohen dy të rinj në Tiranë

Janë vënë pranga nga poilicia e Tiranës dy qytetarë pasi përmes telefonit mashtrinintë hujt për të investuar nk bursa fiktive.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i qytetarëve R. M., 26 vjeç dhe S. H., 23 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

DVP Tiranë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Trading”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare.

Mashtronin shtetas të huaj, përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen laptopë, aparate celulare dhe USB që përmbanin të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Trading”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– R. M., 26 vjeç dhe S. H., 23 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shtetasit R. M. dhe S. H. administronin një subjekt të palicencuar, me aktivitet të padeklaruar në organet kompetente, në rrugën “Egnatia”, të cilin e kishin përshtatur si call center. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, ata janë kapur në flagrancë gjatë kohës që po mashtronin një shtetas të huaj, për të investuar në bursë fiktive. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se dy të arrestuarit telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale laptopë, aparate celulare dhe USB që përmbanin të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...