5.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Maskat e krimit: Policë të rremë, grabitje brutale dhe 200 milionë lekë të zhdukura – përgjimet tronditin Komisionin e Prokurimeve Publike

Një grabitje që duket e shkëputur nga skenari i një filmi aksion po trondit opinionin publik. SPAK ka zbardhur detaje të reja nga një ngjarje e ndodhur më 28 maj 2021, ku shtëpia e prindërve të zyrtares së Komisionit të Prokurimeve Publike (KPP), Lindita Skeja, në fshatin Grorëz të Librazhdit, u sulmua nga një grup grabitësish të armatosur, të maskuar dhe të veshur si policë.

Sulmi i natës – “Policia, ju jeni kriminelë!”

Sipas dosjes hetimore, rreth orës 23:40, 6-7 persona të veshur me uniforma policie hynë me forcë në banesë, duke thirrur:

“Policia! Ju jeni kriminelë!”

Grabitësit neutralizuan familjarët, u morën celularët dhe i mblodhën në një dhomë. Vëllai i zyrtares, Gëzim Skeja, u dhunua fizikisht, iu vunë prangat dhe u mor peng. Ndërkohë, pjesa tjetër e grupit kontrolloi shtëpinë deri sa gjeti një shumë marramendëse: 200 milionë lekë të vjetra në valutë (paund dhe euro).

Pas grabitjes, autorët u larguan me dy foristrada, duke marrë me vete peng Gëzim Skejën, të cilin më pas e liruan në Labinot, me fjalët:

“Na tha shefi, je i lirë!”

Ishte ky moment që zbuloi një të vërtetë tronditëse: nuk ishin policë, por grabitës profesionistë që kishin realizuar një plan të detajuar dhe ishin zhdukur pa lënë gjurmë.

Përgjimet që fundosin Myzyrin

Hetimi i SPAK ka nxjerrë në dritë lidhje të forta mes grabitjes dhe çështjes së drejtuesit të pezulluar të KPP, Jonaid Myzyri, tashmë i marrë i pandehur. Në një nga përgjimet telefonike me nënën e saj, Lindita Skeja dëgjohet duke thënë:

“Firmosim si dele, firmën ne e lekët ata… I shërbeva me sy mbyll, si qeni.”

Kjo frazë ka bërë që prokurorët e SPAK të dyshojnë për një rrjet abuzimesh që përfshin jo vetëm grabitjen, por edhe mekanizma të paligjshëm në ndarjen e tenderave publikë, me kontrata që kapin shifra qindra milionëshe.

Një skemë e dyfishtë: grabitje dhe korrupsion

Sipas hetuesve, nuk kemi të bëjmë thjesht me një grabitje të zakonshme. Zyrtarë të KPP-së dhe persona pranë tyre dyshohet se kanë qenë pjesë e një rrjeti të strukturuar, ku tenderat publikë shpërndaheshin në favor të palëve të caktuara, ndërsa fitimet e paligjshme ndaheshin në prapaskenë.

Ngjarja e grabitjes së Grorëzit po konsiderohet si “çelësi” që ka hapur kutinë e Pandorës për një skandal korrupsioni me përmasa kombëtare.

SPAK nën presion

Dosja, që përfshin përgjime, dëshmi dhe prova materiale, pritet të sjellë zhvillime të reja. Burime nga organi i akuzës bëjnë të ditur se hetimet po shtrihen edhe te kompani private dhe institucione shtetërore që kanë përfituar tendera me vlera marramendëse.

Ndërsa grabitësit e natës ende nuk janë zbuluar të gjithë, një gjë është e qartë: ky operacion brutal ka hapur rrugën për një hetim që mund të përfshijë emra të rëndësishëm dhe të tronditë themelet e Komisionit të Prokurimeve Publike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...