5.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

MAT – Trupi i pajetë i një 23-vjeçari gjendet pranë liqenit të Shkopetit: Dyshime të forta për vrasje

Një ngjarje tronditëse ka tronditur mëngjesin e së mërkurës zonën e Matit, ku është gjetur pa jetë trupi i një të riu pranë liqenit të Shkopetit, në fshatin Madhesh. Viktima është identifikuar si Renis Dobra, 23 vjeç, banues në këtë zonë, i cili ishte raportuar i zhdukur disa orë më parë nga familjarët.

Sipas burimeve zyrtare, i ati i të riut ka depozituar një kallëzim për zhdukjen e tij në Komisariatin e Policisë së Matit, pasi i biri nuk ishte kthyer në banesë dhe kishte humbur çdo kontakt me të. Menjëherë pas njoftimit, forcat policore nisën kërkimet intensive, duke bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të 23-vjeçarit pranë liqenit, në një zonë të pyllëzuar dhe të izoluar.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se dyshohet se automjeti tip “Benz” me të cilin udhëtonte i riu ka përfunduar në ujë, ndërsa trupi është gjetur jashtë mjetit. Ajo që ka shtuar më tej dyshimet për një vrasje të qëllimshme, janë shenjat e dhunës të konstatuara në trupin e viktimës, përfshirë mavijosje të dukshme në zonën e fytit, që sipas ekspertëve të hetimit mund të jenë shkaktuar nga mbytja me litar.

Policia ka nisur hetimet nën dyshimin për vrasje me paramendim, ndërsa janë përqendruar në dy pista kryesore hetimore:
1. Pista e parë lidhet me një konflikt të mundshëm për parcelat e kultivuara me kanabis në zonën e Matit, ku dyshohet se viktima ka qenë në dijeni apo i përfshirë në aktivitete të tilla dhe mund të jetë përballur me individë me precedentë kriminalë.
2. Pista e dytë lidhet me motive xhelozie apo një konflikt të mundshëm për lidhje sentimentale, pasi mësohet se viktima ka pasur kontakte të fundit me persona të përfshirë në çështje të natyrës personale.

Familjarët e të riut kanë shprehur shqetësim dhe mosbesim që në momentet e para të zhdukjes, duke dyshuar se ai mund të ishte ndaluar nga policia, por kur kjo pistë u përjashtua, ata nisën vetë kërkimet, të cilat përfunduan me lajmin tragjik.

Trupi i viktimës është dërguar për autopsi në Tiranë, ndërsa prokuroria e Matit ka hapur dosjen për “vrasje me dashje”, ndërkohë që grupi hetimor po merr në pyetje persona të afërt me viktimën, përfshirë miq, të njohur dhe individë me të cilët ai ka pasur kontakte ditët e fundit.

Ngjarja ka sjellë tronditje në komunitetin e zonës dhe ka ngritur shqetësime për nivelin e lartë të kriminalitetit në rajonet rurale të Shqipërisë, ku shpesh krimet mbeten të pazbardhura ose fshihen me metoda primitive. Autoritetet janë zotuar për një hetim të thelluar dhe zbardhje të plotë të rrethanave të kësaj vrasjeje brutale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...