19.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Matt LeBlanc I shpreh lamtumirën e fundit mikut të tij të ngushtë, Matthew Perry

Pas tronditjes nga lajmi i vdekjes së papritur të Matthew Perry, aktori i njohur si “Joey Tribbiani” në “Friends”, Matt LeBlanc, ka ndarë një postim të ndjenjshëm në rrjetet sociale për të nderuar mikun dhe kolegun e tij të ngushtë.

Në llogarinë e tij në Instagram, Matt LeBlanc ka ndarë disa skena të tyre të përbashkëta nga seriali kult “Friends” dhe ka shkruar: “Matthew i them lamtumirë me zemër të rënduar. Kohët që kemi kaluar së bashku janë sinqerisht ndër momentet e preferuara të jetës sime. Ishte nder të ndaja skenën me ty dhe të të quaja miku im. Unë gjithmonë do të buzëqesh kur të mendoj për ty dhe nuk do të të harroj kurrë. Kurrë! Hapi krahët dhe fluturo vëlla, më në fund je i lirë. Shumë dashuri.”

Aktori 54-vjeçar u gjet i pajetë në xhakuzin e tij, dhe shkaku i vdekjes së tij ende është nën hetim. Largimi i papritur i Matthew Perry ka lënë një boshllëk në botën e aktorëve dhe tifozëve të “Friends”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT