10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Mbajti peng për 2 vjet gruan dhe fëmijën e tyre, e reja dhunohej sistematikisht nga burri i saj

Një 22-vjeçare shqiptare në zonën e Volos përjetonte çdo ditë skena torturash , pasi bashkëshorti i saj 28-vjeçar shqiptar e mbante atë dhe fëmijën e tyre të vetëm 2.5-vjeç të mbyllur dhe të izoluar në shtëpi për dy vite të tëra, ndërsa abuzonte çdo ditë gruan.

Sipas TheNeëspaper.gr, skenat e tmerrit që ka pësuar vajza janë zbuluar mbrëmjen e së enjtes (21/9), kur fqinjët kanë dëgjuar britmat nga brenda shtëpisë ku 28-vjeçari mbante 22-vjeçaren dhe fëmija e tyre “të burgosur ” .

Kur kanë trokitur me këmbëngulje në derë, 28-vjeçari pasi e ka hapur ka tentuar të arratiset, ndërsa fqinjët e kanë penguar, dhe më pas u arrestua nga policia greke.

Atë natë 28-vjeçari e kishte kapur nga qafa 22-vjeçaren dhe kishte tentuar ta mbyste.

Në deklaratën e saj të mëvonshme në polici, 22-vjeçarja tha se i shoqi e rrihte çdo ditë, ndërsa në dy raste të tjera e kishte lënë në një gjendje shumë më të keqe se ajo në të cilën u gjend mbrëmjen e së enjtes.Çifti u martua në Shqipëri kur vajza ishte vetëm 18 vjeç, në një martesë të “detyruar” dhe të rregulluar nga familja e saj dhe 1 vit e gjysmë më vonë ata patën një fëmijë së bashku.

Në vitin 2021, 28-vjeçari erdhi në Greqi me gruan e tij të re dhe fëmijën e tyre në një zonë pak jashtë Volosit , ku punon si ndërtues.

Siç rezultoi nga hetimet, burri nuk e kishte lejuar as fëmijën të shkonte te mjeku dhe as gruaja e tij të mësonte greqisht. Në pesë muajt e fundit, në fakt, gruaja nuk kishte parë as dritën e diellit, pasi e kishte të ndaluar të dilte edhe në oborrin e shtëpisë.

Siç raporton theneëspaper.gr , 28-vjeçari e ka kërcënuar vajzën se do të shkonte vetë në Shqipëri për të vrarë prindërit e saj, nëse ajo tregonte se çfarë po kalonte apo tentonte të largohej.

Pas arrestimit të 28-vjeçarit, gruaja është dërguar me fëmijën, i cili ndodhet në gjendje të mirë, në një zonë të mbrojtur, në mënyrë që të ndodhen jashtë rrezikut.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...