Kanë mbërritur në Aeroportin e Rinasit edhe 150 qytetarë të tjerë afganë. Avioni i ardhur nga Abu Dabi është ulur në pistë rreth orës 5 të mëngjesit.
103 persona janë akomoduar në Qytetin Studenti dhe 47 të tjerë në struktura hoteljere në Durrës. Në total në katër ditët e fundit në Shqipëri kanë ardhur 607 qytetarë afganë, të cilët shpëtuan nga terrori i talebanëve.
Qytetarët afganë u detyruan që të linin vendin e tyre pasi talebanët morën nën drejtim pushtetin.