13.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

Mbërrijnë sërish mbi 30 mijë vaksina Pfizer, Manastirliu: “Qendrat shëndetësore dhe qendrat e vaksinimit të përqëndruar janë të hapura çdo ditë”

Mbi 30 mijë doza vaksina Pfizer kanë mbërritur në vendin tonë. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se deri tani numri total i vaksinave anti-Covid ka shkuar në 1 milion e 950 mijë.

“31,590 doza të vaksinës Pfizer mbërritën pak minuta më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në mbi 1 milion e 950 mijë numrin e vaksinave anticovid të mbërritura”, shkruan në Facebook Manastirliu.

Ajo i bën apel qytetaëve që të vaksinohen, duke shfrytëzuar mundësinë e muajit të hapur të vaksinimit.

“Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni, qendrat shëndetësore dhe qendrat e vaksinimit të përqëndruar janë të hapura çdo ditë, ku çdo qytetar +18 vjeç mund të vaksinohet pa kufizim, mjafton karta e identitetit”, thotë ministrja.

Kujtojmë që në vendin tonë prej disa ditësh numri i personave të infektuar me Covid është rritur ndjeshëm. Në 24 orët e fundit ministria raportoi për 4 humbje jete dhe 853 raste te reja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT