Nxirret shëndoshë e mirë 43-vjeçarit në Gramsh, i cili mbeti i bllokuar në një zonë malore në kanionet e Holtës ku kishte shkuar si turist.
Operacioni u ndërpre mbrëmë për shkak të errësirës, teksa 43-vjeçari Andrea Dervishi i cili kishte mbetur i bllokuar në zonën e thepisur u zbrit në një vend më të sigurt për të kaluar natën, por nuk mundi të nxirrej. Sot ka vijuar operacioni për nxjerrjen e tij me pjesëmarrjen dhe të forcave RENEA dhe rreth mesditës është arritur të nxirret shëndoshë e mirë.