10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Mbi 33 kg kanabis sekuestrohet nga policia e Elbasanit, arrestohen dy vëllezrit

Mbi 33 kg kanabis është sekuestruar nga policia e Elbasanit teksa në pranga kanë rënë 2 vëllezërit Endrit dhe Sadush Ismailaj.

Sipas njoftimit të policisë, droga u gjet në makinë dhe në banesën e dy vëllezërve. Gjithashtu të arrestuarve iu sekuestruan edhe municion luftarak, automjeti me të cilin transportonin lëndë narkotike dhe aparatet celulare.

Njoftimi i policise:

DVP Elbasan / Sekuestrohen 33.5 kg lëndë narkotike kanabis dhe municion luftarak.

Finalizohet, pas një hetimi intensiv proaktiv, operacioni policor i koduar “Presentation”.

Mbanin në automjet dhe në banesë, sasinë prej 33.5 kg lëndë narkotike kanabis, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër).

Të arrestuarve iu sekuestruan edhe një pjesë arme zjarri, automjeti me të cilin transportonin lëndë narkotike dhe aparatet celulare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, Seksionit të Forcës Operacionale të DVP Elbasan, komisariateve të Policisë Gramsh dhe Skrapar, në bashkëpunim me specialistët e AMP-së, në vijim të operacioneve të pandërprera për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë finalizuar, pas një hetimi intensiv proaktiv, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, operacionin policor të koduar “Presentation”.

Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

-S. I., 36 vjeç dhe E. I., 33 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Trebel, Skrapar, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin lëviznin këta 2 shtetas dhe në banesën e tyre, u gjetën dhe sekuestruan në total, rreth 33.5 kg lëndë narkotike kanabis. Gjithashtu, të arrestuarve iu gjetën dhe iu sekuestruan automjeti me të cilin transportonin lëndë narkotike, një pjesë arme zjarri, municion luftarak dhe aparatet celulare.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...

Yll Limani në mbështetje të Gjestit: “I janë bërë shumë padrejtësi”

0
Pas arrestimit të këngëtarit Gjesti, reagimet nga artistë të njohur nuk kanë munguar. Së fundmi, mbështetje publike për të ka shprehur edhe kolegu i...

Përmbytje tragjike në Kenia, 62 viktima mes tyre 8 fëmijë

0
Të paktën 62 persona, mes tyre edhe tetë fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve që goditën Nairobi dhe...

Pas arrestimit të Gjesti-t, reagon pronari i “Onima”: “Shqiponja nuk kap miza”

0
Pas lajmit për arrestimin e këngëtarit Gjesti dhe akuzave se ka kanosur kompaninë muzikore Onima, ka ardhur edhe reagimi i parë nga pala tjetër...