Kryesia e PS po zhvillon mbledhjen nga ku do të dalë edhe emri i kandidatit për presidentin.
Nuk ka munguar edhe ironia e Agron Gjekmarkaj ,për procesin për zgjedhjen e figurës së re, duke u shprehur se të gjithë po presin ‘Babon e Kombit’ të vijë balonë.
Reagimi i plotë:
Të gjithë po presim Babon e Kombit të vijë me balonë ! Gjithë shoqëria ndihet si në lotari. Fëmijët rrinë me sytë nga patatinat, çdo të dalë.?! Në ankth të madh hierarkët e mazhorancës! Ata vërtisin gjuhen lart e poshtë për të thënë ndonjë llaf për Presidentin po s’dinë të uruarit. Mëk , gëk , dërr dërr !
Avioni ulët ! Babo Babo thërret me gëzim Bora teksa Kryeministri zbret çehrerënde. Të me ketë sjellë çokollatë mendon me vete pa guxuar të ngrejë zërin që Edona të mos e dëgjojë?!
Tao ndërdyzet ta pyes të mos e pyes?!
Po tregon ai …? Gjallë në botë ! Po pse di gjë kryesia? Gjë prej gjëje nuk di. Grupi parlamentar çapitet e rënkon në detin e hipotezave po cnuk. Bursa e thashethemeve rritet dhe sipas saj vengër shohin njëri-jatrin. Babo gëzon , Babo shton ankthin. Po e presin të gjithë që t’ ju thotë nesër në ora 18 në rresht sus, asnjë të mos mungojë!
Ejani e votoni atë që po ju them unë. Sapo emri mbi tavolinë si zar të bjerë një e madhe garë do fillojë! Uaaaa, yyyy, eeee i madh eee si i ka shkuar mendja?
Është Edi Rama ai jo llafe, ka shije. E shndriti Republikën, gjerdan i vu në qafë.
Tao mund të thotë “sipas kësulës ja gjet Fesin” ! Damo , “termet tërmet emocional”. Ministrushi Ulsi “shyqyr që nuk na e la në dore po e shndriti vetë si gjithmonë”! Tigrushi ” je gjigant , të gjithë i le me gisht në gojë” ! Elisa ” E gjete Vrana Kontin të të mbrojë kështjellën”! Mimi “eh kjo botë u shthur prapësi o dreq”! Tezja vetëm qan me ngashërim, një i tillë gëzim veç me lot shugurohet.
ish Kryeministri Majko ” President antistres paska gjetur qerratai, kushedi sa do i kundërshtojë?!
Braçe ” e mi ,motrani e shoqeni hajde mos u gëzoni po deshët”!
Xhafa hesht, nuk merret vesh në mërzitet apo gëzohet shumë. Niko mendon unë komandant e komisar Edin kam të parë, si ministër mbrojtës si do ja bëj tani ti them këtij “Komandant i Përgjithshëm”, do më thahet gjuha”!
Ditmiri që ka ënde edhe një cope malore , tund kokën me sytë përdhe ” na gëzoi shumë, kështu pritej” ! Çuçi vetëm duartroket , kjo është kohë për gjeste dhe jo për fjalë!
Krifca sa mirë “Presidenti do të jetë i pari që do lërë autograf në librin e blegtorëve dhe ai do i presë shiritin Akademisë së barinjve, sa mirë, sa mirë do gëzohen delet e dhitë”
Në këtë dalldi Babo nge sytë por ç’të shohë ! Shalsi ka rruar mjekrën. Fytyra tepsi! Po ti ? Rashë në hall shef të gjithë thonin “se rruan Shalsi për Ramën” ndaj jo e rrova po e zhgula. Jo vetëm qimet po edhe lëkurën lashë për ty.
Klosi nuk u ndie thjesht tundi kokën por nuk u kuptua në qe miratim apo habi për ta ndarë më Fahron tinëz me pas.
Lindita në fund pshërëtiu ” qoftë levdue Jezu Krishti” vetëm Papës të hënën do ja rrëfejë gëzimin.
Klotilda buzëqesh me idilizëm e mirësi për fundin e kësaj sage dhe mendon për një bakllava. Ikonomi për ca petulla me mjaltë qe zeheri t’ju marrë të keqen.
Margeriti “duhej një President , ja e gjeti” ! Kushi ” për marshallah na e solli” ! Belinda ” më i miri i të gjitha kohërave” !
Etilda mëndueshëm puliti qerpikët sikur një ëndërr la në mes e tha ” uaa pse s’u bë vetë edhe Kryeministër edhe President?!
Kryesia arriti në konkluzionin
Vetëm ai mund ta gjente një figurë të tillë! Një hare kësodore askush tjetër nuk na e sjell dot. Duart pllaquriten plot spazëm. Ministrushëve mjekra u pikon djersë nga mornicat e lumturisë. Ministreshave krenaria ju ndrin nurin. Sa personalitet i pavarur do të jetë ai që del në moment të fundit nga brenda një koke e thënë vetëm nga një gojë.?! Ditë të mira po vinë për demokracinë, për Kushtetutën, për kohezionin politik në vend.
Amanet qari i Babos do ti prezantohet Shtetit dhe Botes në pak orë. Lum Shqipëria ajo nuk di asgjë , sa me fat ka kush mendon për të. Babo Xhepeto po laton Pinokun e tij i cili do të nisë udhëtimin e në vendin e lodrave.