Që prej orës 15:00 të pasdites së sotme po mbahet në ambientet e selisë blu mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Një mbledhje e paralajmëruar dje nga Lulzim Basha, ku edhe paralajmëroi shkarkime të atyre që janë bërë pjesë aktive e Kuvendit të djeshëm të thirrur nga Sali Berisha.
Në këtë mbledhje pritet të ndërmerren vendime ndaj atyre që ditën e djeshme kryedemokrati Lulzim Basha tha se kishin shpërdoruar funksionet dhe simbolet e partisë, në kundërshtim me urdhrat dhe vendimet zyrtare.
Dje Kryesia e Partisë Demokratike, e mbledhur nga Lulzim Basha ka shkarkuar 11 kryetarë të degëve. Janë shkarkuar kryetarët e degëve në Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër.