Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar valën e saj më të re të sanksioneve që synojnë rrethin e brendshëm të Vladimir Putin, përfshirë kushërirën e tij.
Zyra e Jashtme tha se Anna Tsivileva, kushërira e Putinit dhe presidente e një firme të madhe minerare, është sanksionuar.
Vladimir Potanin, njeriu i dytë më i pasur i Rusisë dhe mbështetësi kryesor i regjimit të Putinit, u sanksionua gjithashtu të mërkurën për shkak të luftës në Ukrainë.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se sanksionet kishin për qëllim “të dobësonin makinën ruse të luftës”.
Dyshja do t’i nënshtrohet ngrirjes së aseteve dhe ndalimit të udhëtimit.
Zonja Tsivileva, e cila drejton kompaninë e shquar ruse të minierave të qymyrit JSC Kolmar Group, ka përfituar ndjeshëm nga marrëdhënia e saj me presidentin, tha Ministria e Jashtme.
Ndërsa Potanin, i cili thuhet se ka vlerë 37.1 miliardë dollarë (30.5 miliardë £) sipas Bloomberg, vazhdon të grumbullojë pasuri duke mbështetur regjimin e Putinit, thotë Britania e Madhe.