6.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Mbyllen hetimet për Ilir Metën – Avokati: “Mali me akuza, rezultoi një hiç”

Tiranë – Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka komunikuar zyrtarisht mbylljen e hetimeve ish-Presidentit të Republikës dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Seanca u zhvillua këtë të hënë në ambientet e SPAK, ku i pranishëm ishte edhe avokati i Metës, Kujtim Cakrani. Ndërkohë, vetë Meta u transportua nga paraburgimi 313 drejt Prokurorisë për të marrë dijeni mbi zhvillimin e çështjes.

Ky komunikim ishte parashikuar që javën e kaluar, por u shty për shkak të mungesës së avokatit, i cili ndodhej jashtë Shqipërisë.

Më 27 maj, SPAK i kishte komunikuar Metës akuzat që rëndonin mbi të, ndërsa të njëjtën procedurë për mbylljen e hetimeve e kanë kaluar edhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, Pirro Xhixho, Ema Coku dhe Fatime Kryemadhi.

Pas seancës, avokati Cakrani deklaroi se “mali me akuza ndaj zotit Meta nuk qëndroi përballë fakteve”, duke theksuar se hetimi i gjatë rezultoi i pabazuar. “Klienti im është i pafajshëm për çdo pikë të dosjes,” tha ai.

Tashmë, Prokuroria e Posaçme pritet të vendosë për fatin përfundimtar të çështjes – nëse ajo do të dërgohet në gjykatë apo do të pushohet. Vendimi pritet me interes të lartë publik, për shkak të figurës politike që përfaqëson Ilir Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...