Termocentrali bërthamor i Zvicrës në Dottingen, afër kufirit me Gjermaninë, u mbyll automatikisht mbrëmjen e djeshme për shkak të një defekti në lidhjen me rrjetin elektrik, njoftoi operatori Axpo.
Operatori qetëson publikun
Në deklaratën e saj, Axpo tha se mbyllja u shkaktua nga një mosfunksionim, ndërsa gjatë këtij procesi në ajër u lëshuan avuj uji jo radioaktiv nga një pjesë e centralit që nuk është e përfshirë në reaksionet bërthamore.
“Një defekt në lidhjen me rrjetin elektrik është identifikuar vetëm në një reaktor dhe ekspertët po punojnë për të përcaktuar shkakun e tij,” tha kompania. Aktualisht nuk ka një afat të caktuar për rindezjen e reaktorit.
Centralet e tjera bërthamore në zonë
Në Dottingen ndodhen edhe dy centrale të tjera bërthamore, Beznau 1 dhe Beznau 2, të cilat janë rreth 7 kilometra larg kufirit me Gjermaninë.
Axpo ka në plan të mbyllë Beznau 1 dhe 2 në vitet 2032 dhe 2033, si pjesë e strategjisë së Zvicrës për redukimin gradual të energjisë bërthamore.