Është mbyllur edhe protesta e shtatë e organizuar nga protestuesit e Rithemelimit përpara Bashkisë së Tiranës.
Protestuesit hoqën gardhin metalik, por nuk arritën të depërtonin në ambientet e brendshme të bashkisë. Pas përfundimit të protestës, hetuesit mbërritën në vendngjarje për të hetuar atë që kishte ndodhur. Shumë agjentë inspektuan dhe filmuan të gjithë protestën.
Tubimi i radhës është planifikuar të mbahet të martën tjetër në orën 11:00.