15.5 C
Tiranë
Saturday, February 28, 2026
spot_img

Mbyllet qarkullimi në aksin Qafë Plloçë – Qukës për shkak të rrëshqitjes së dherave dhe inerteve

Për shkak të inerteve dhe dherave që kanë rënë në aksin rrugor Qafë Plloçë – Qukës, qarkullimi i automjeteve në këtë segment është mbyllur përkohësisht. Vendimi është marrë pas informacioneve më të fundit nga autoritetet, me qëllim shmangien e rrezikut për përdoruesit e rrugës, veçanërisht pas një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme në këtë zonë.

Policia e Qarkullimit Rrugor e Korçës dhe ajo e Elbasanit kanë ndërhyrë menjëherë, duke orientuar mjetet drejt rrugës së vjetër. Patrulla policie janë vendosur në hyrje të Qafë Plloçës dhe në hyrje të Qukësit, për të mos lejuar hyrjen e automjeteve në aksin e ri, i cili konsiderohet aktualisht i rrezikshëm për qarkullim.

Sipas autoriteteve, aksi do të qëndrojë i mbyllur deri në momentin kur firma kontraktore të përfundojë pastrimin e plotë të dherave dhe inerteve që kanë rënë në rrugë, si dhe derisa të garantohet se nuk ekziston më rrezik për lëvizjen e mjeteve. Firma kontraktore ndodhet edhe në këto momente në terren, ku po kryen ndërhyrjet e nevojshme, ndërsa ende nuk dihet se sa do të zgjasë bllokimi i qarkullimit në këtë segment rrugor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Një grusht qiqra në ditë për dhimbjet e shpinës? Ja çfarë thotë shkenca

0
Dhimbjet e shpinës janë ndër shqetësimet më të përhapura, sidomos tek personat që kalojnë shumë orë ulur apo kanë pak aktivitet fizik. Ushqyerja luan...

58-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum, familjarët e nxorën nga uji

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Berat, ku një grua 58-vjeçare është gjetur pa shenja jete në lumin Osum. Rreth orës...

Reuters: Edi Rama shkarkon Belinda Ballukun në sfond të hetimit të SPAK dhe presionit...

0
Agjencia ndërkombëtare Reuters ka raportuar se kryeministri Edi Rama ka shkarkuar zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, në një moment të ndjeshëm politik...

Jonida Maliqi rrëfen periudhën më të errët: “Dani ishte ndryshe, mendova se nuk kishte...

0
Jonida Maliqi ka ndarë me publikun një nga momentet më të vështira të jetës së saj, duke folur hapur për kohën kur u përball...

Horoskopi ditor, e Premte, 27 Shkurt 2026

0
Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të hapet një mundësi e re, por kërkohet vendim i...