Këngëtari i njohur, Mc Kresha, ka ndarë me publikun historinë emocionuese të njohjes me bashkëshorten e tij, Erzinën, me të cilën tashmë ka dy fëmijë. Në një intervistë të fundit, ai tregoi se gjithçka ka nisur për ditëlindjen e 30-të të Erzinës, kur ajo, si idhulli i saj, kishte kërkuar që Mc Kresha të ishte pjesë e festës dhe të këndonte atje.
“Atë ditë më kontaktuan që t’i bëja urimin një vajze që më donte shumë. Nuk e dija që ajo ishte Erzina dhe as që po festonte 30-vjetorin. Më vonë u mësova për këtë dhe vendosa të shkoj tek shtëpia e saj për t’i bërë urimin pasi më kishte zënë gjumi dhe nuk arrita dot të shkoj tek festa e saj,” tha ai.
Mc Kresha gjithashtu shtoi se koncerti i tij u anulua për shkak të shiut, dhe kështu ai kaloi natën me Erzinën, ku ndodhi dhe puthja e parë mes tyre. “Atë natë koncerti jonë u anulua për shkak të shiut, dhe unë dola me Erzinën për të festuar ditëlindjen e saj me miqtë dhe familjarët e saj,” tha ai, duke shtuar me humor, “Po, ndodhi një puthje, jam i suksesshëm.”
Gjatë intervistës, Mc Kresha ka folur edhe për marrëdhënien e tij me bashkëshorten. Ai e përshkruan Erzinën si një grua të jashtëzakonshme, që kujdeset për familjen dhe është xheloze, por gjithashtu e kupton natyrën ekstravagante të profesionit të tij. “Bashkëshortja ime është e jashtëzakonshme, kujdeset për familjen e saj dhe timen, është njeri i dashur. Është xheloze, po të mos ishte, nuk do e doja,” theksoi ai.
Ndër të tjera, Mc Kresha ka shtuar se pas martesës, jeta e tij ka kaluar në një fazë tjetër, më familjare. “Kur u martova kalova në një stad tjetër, familjar dhe këtë punën e hip hop e shohim profesion. Kur isha beqar, e kisha lifestyle, gjithçka. Sot jemi prindër, bashkëshort pastaj jemi artistë,” u shpreh ai.
Përfundimisht, ai foli edhe për të ardhmen e tij në muzikë, duke thënë se do të largohet kur të vijë koha. “S’mund të bësh rap 50-vjeç. Vjen një moment kur njeriu e kupton që duhet të kalojë në një fazë tjetër të jetës profesionale,” tha Mc Kresha.