17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

‘Më bullizonte’, kush është efektivi që vrau brenda komisariarit kolegun e tij, pak më shumë se një vit në radhët e policisë

Një ngjarje e rëndë njollosi dje policinë e shtetit ku një punonjës i saj, u vra brenda komisariatit numër 3 në Tiranë, duke u qëlluar 6 herë nga kolegu i tij, pas një sherri të çastit mes tyre.

Autori i kësaj ngjarje është efektivi Ludian Zaimi, i cili prej pak më shumë se një viti ishte në radhët e policisë së shtetit, ndërkohë që viktima Caush Saliasi, hynte në radhët e veteranëve, pasi kishte afro 30 vite nën uniformë. Së fundi Saliasi ishte në prag pensioni.

Dyshimet e para janë se arsyeja e acarimit të të riut ishte se viktima e bullizonte prej kohësh. Ai fillimisht e ka qëlluar tre herë, më pas ka hyrë në komisariat dhe e ka qëlluar edhe tre herë të tjera duke e lënë të plagosur rëndë.

Pavarësisht se ngjarja u zhvillua në sy të kolegëve të tjerë të komisariatit numër 3, asnjë prej tyre nuk arriti që të neutralizonte policin e ri në moshë, që të mos i merrte jetën Saliasit.

Ky i fundit u dërgua fillimisht drejt spitalit, po nuk mundi që ti mbijetojë plagëve të marra.

“Më ofendonte, i kisha akumuluar të gjitha”, raportohet të ketë thënë Zaimi, ndërkohë që ngjarja kërkon një reflektim urgjent për mënyrën e rekrutimit të efektivëve në radhët e policisë.

Po dje një tjetër ngjarje me protagonistë efektivë policie ndodhi në zonën e Kombinatit, ku një efektiv i FNSH qëlloi me armë zjarri në këmbë një qytetar. Pas shoqërimit punonjësi i policisë rezultoi që të ishte i dehur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...