10.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

“Më kanë marrë peng disa persona”,Vajza 21-vjeçare shpëtohet nga RENEA në Astir, zbulohet i dashuri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Astirit, ku një vajzë 21-vjeçare, Sajma Qordja, është gjetur e dhunuar dhe e ngujuar në një apartament nga disa persona. Pas një denoncimi nga babai i saj, Forcat RENEA ndërhynë dhe shpëtuan vajzën që ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.

Sipas autoriteteve, ndërhyrja e policisë ka zbuluar dy armë zjarri pistoletë dhe shenja kokaine në një apartament tjetër të marrë me qira nga dy të dyshuarit. Dëshmitarët dhe banorët e pallatit raportuan se kishin dëgjuar të shtëna armësh, ndërkohë që dyshohet se personat që mbajtën vajzën peng mund të kenë ikur para mbërritjes së forcave të sigurisë.

Policia ka identifikuar një të dyshuar, një 21-vjeçar që kishte marrë me qira apartamentin dhe dyshohet të jetë i dashuri i Sajmës. Ai është kapur nga kamerat e sigurisë duke përdorur një “Audi Q7” me targa angleze, dhe tani po punohet për ta lokalizuar.

“Rreth orës 14:10, u bë hapja e derës së banesës nga Forcat “Renea”, nuk pati probleme. Shtetasja S.Q, ndodhet nën asistencën e stafit mjekësor. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja të dukshme fizike. Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve të ngutshme hetimore dhe kontrollit të apartamenteve të tjera në pallatin në fjalë, në një banesë tjetër janë gjetur 2 armë zjarri pistoletë. Brenda kësaj banese nuk janë gjetur persona në momentin e kontrollit”, njoftoi zyrtarisht policia.

Pas shpëtimit, vajza është dërguar për asistencë mjekësore, dhe për momentin nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune fizike. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...