Një shtetas bullgar, 55 vjeç, është arrestuar nga oficerët e policisë DIAS në Selanik, pas një denoncimi për përdhunim të bërë nga një 52-vjeçare, e cila rezulton të jetë ish-gruaja e vëllait të tij.
Sipas mediave greke, i dyshuari kishte hyrë me forcë në apartamentin e gruas në qendër të qytetit dhe kishte tentuar ta përdhunonte. Viktima ka arritur ta mbyllë atë brenda banesës derisa në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, të cilat kryen arrestimin.
52-vjeçarja ka deklaruar gjithashtu se i njëjti person e kishte përdhunuar edhe të hënën pasdite në shtëpinë e saj dhe e kishte kërcënuar që të mos tregonte për ngjarjen. “Do të të vras nëse i thua dikujt”, mësohet të ketë qenë kërcënimi i tij.
Pas arrestimit, 55-vjeçari është dërguar në prokurori, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.






