20.5 C
Tiranë
Wednesday, April 8, 2026
spot_img

Me nofkën ‘Maneci’ u vra në Sukth, policia vazhdon hetimet nga vrasja e prostitutës tek dhunimi i biznesmenit

Pak orë pas atentatit ku u ekzekutua Arben Mërkuri/ Maneci, policia nuk ka rënë në gjurmët e vrasësve të tij. Mërkuri u qëllua 2 herë me kallashnikov teksa ndodhej në biznesin e tij në zonën e Sukthit.

Blutë e Durrësit bëjnë me dije se po vijojnë punë për identifikimin e autorëve të ngjarjes dhe po kqyrin kamerat e zonës, në mënyrë që të shkojnë në gurmët e vrasësve, të cilët dyshohet të jenë me pagesë.

Nga ana tjetër nuk konfirmojnë ende pistat e hetimit, por dyshohet se ngjarja ka ndodhur për prishjen e pazareve të drogës.

Emri i viktimës lidhet gjithashtu edhe me një sërë ngjarjesh kriminale. Përmendim dhunimin e biznesmenit libanez Faadi Mitri së bashku me dy persona të tjerë.

Mërkuri dyshohet gjithashtu se ka vrarë një punonjëse seksi në Itali, por policia nuk ka mundur të siguroj prova për të vërtetuar krimin. Së fundmi emri i viktimës lidhet me një përplasje që pati me gazetarët për sa i takon filmimit të groposjes së pulave të ngordhura nga gripi i shpendëve.

Një e shkuar e tillë kriminale duket se vështirëson punën e policisë në identifikimin e autorëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mbyllja e Hormuzit i sjell Rusisë miliarda”: Rritja e çmimeve të energjisë forcon të...

0
Mbyllja de facto e Ngushticës së Hormuzit ka shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës, gazit dhe plehrave kimike në tregjet ndërkombëtare, duke...

Elbasan/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në përroin e Zaranikës

0
Një aksident rrugor është regjistruar pranë lagjes “Skënderbej” në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës. Nga...

Tiranë: Thyen “arrestin në shtëpi”, arrestohet 26-vjeçari për disa vjedhje

0
Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe dyshohet se ka kryer një sërë vjedhjesh gjatë muajit...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 8 Prill 2026

0
♈ Dashi Energjia është e fortë, por mund të përballesh me pengesa të vogla. Mos u nxit në reagime. ♉ Demi Kërkon stabilitet dhe qetësi. Fokusohu te...

Parashikimi i motit, e Mërkurë, 8 Prill 2026

0
Më 8 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i paqëndrueshëm, tipik pranveror, me alternime të shpejta mes kthjellimeve dhe reshjeve. Paraditeja nis me intervale dielli...