16.5 C
Tiranë
Wednesday, April 8, 2026
spot_img

Më shumë se 3,000 shtetas kinezë në Ukrainë zhvendosen në mënyrë të sigurt në vendet fqinje

Më shumë se 3,000 shtetas kinezë në Ukrainë janë zhvendosur në mënyrë të sigurt në vendet fqinje, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme në një konferencë për media të enjten. Ndryshe nga shumë vende, Kina nuk u tha afërsisht 6,000 qytetarëve të saj në Ukrainë që të largoheshin para nisjes së sulmit rus në Ukrainë, më 24 shkurt.

Më vonë, shumë qytetarë kinezë u evakuuan në rrugë tokësore. “Ajo që dua t’u them të gjithëve është se qeveria kineze i kushton rëndësi të madhe sigurisë së shtetasve kinezë në Ukrainë dhe është e shqetësuar në çdo kohë nëse ata janë në siguri apo rrezik,” tha zëdhënësi Wang Wenbin në konferencën e përditshme më 3 mars. Ai falënderoi vendet fqinje me Ukrainën që lejuan kinezët të hynin dhe të qëndronin atje përkohësisht. Ai nuk identifikoi asnjë shtet.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt duke u goditur më pas me një valë sanksionesh nga shtetet perëndimore. Kina është në pozitë të vështirë diplomatike që prej nisjes së pushtimit rus në Ukrainë, pasi ende nuk e ka dënuar pushtimin e Rusisë, që është një aleate e ngushtë e Pekinit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mbyllja e Hormuzit i sjell Rusisë miliarda”: Rritja e çmimeve të energjisë forcon të...

0
Mbyllja de facto e Ngushticës së Hormuzit ka shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës, gazit dhe plehrave kimike në tregjet ndërkombëtare, duke...

Elbasan/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në përroin e Zaranikës

0
Një aksident rrugor është regjistruar pranë lagjes “Skënderbej” në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës. Nga...

Tiranë: Thyen “arrestin në shtëpi”, arrestohet 26-vjeçari për disa vjedhje

0
Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe dyshohet se ka kryer një sërë vjedhjesh gjatë muajit...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 8 Prill 2026

0
♈ Dashi Energjia është e fortë, por mund të përballesh me pengesa të vogla. Mos u nxit në reagime. ♉ Demi Kërkon stabilitet dhe qetësi. Fokusohu te...

Parashikimi i motit, e Mërkurë, 8 Prill 2026

0
Më 8 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i paqëndrueshëm, tipik pranveror, me alternime të shpejta mes kthjellimeve dhe reshjeve. Paraditeja nis me intervale dielli...