Një nga viktimat e trafikut seksual të Jeffrey Epstein, e njohur si Natalie, ka bërë publik rrëfimin e saj për kontrollin dhe abuzimin që ka përjetuar nga financierët me ndikim të lartë, duke përfshirë Mohamed Al Fayed.
Sipas saj, kur ishte vetëm 17 vjeç, u prezantua me Epstein dhe ra nën kontrollin e tij. Ai i kërkonte të takohej me persona të fuqishëm përfshirë Al Fayed, i cili e sulmoi seksualisht gjatë një takimi në jahtin e tij në Saint-Tropez. Natalie tregon se abuzimi kishte filluar nën maskën e një mundësie për karrierë: “Gjithçka me Epstein maskohej si ‘Oh, ky person mund të të ndihmojë në karrierë’”, tha ajo.
Hetimet britanike dhe franceze po përpiqen të nxjerrin në dritë të gjithë rrjetin e trafikut, duke përfshirë ndihmësit e mundshëm të Al Fayed dhe përdorimin e aeroporteve private për të shmangur kontrollet standarde të emigracionit. Mbi 400 gra kanë akuzuar Al Fayed për abuzim seksual që nga viti 2023.
Ekspertët dhe viktimat kanë krahasuar mënyrën e veprimit të Al Fayed me atë të Epstein, duke theksuar përdorimin e rrjeteve të koordinuara për të lehtësuar shfrytëzimin seksual të grave të reja.






