10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

“Më tha: çunat i ke gati për çdo vrasje” – Erion Alibej përballë GJKKO, nis dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë në dosjen “Plumbi i Artë”

Ka nisur sot seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), për dosjen voluminoze dhe me shumë personazhe të botës së krimit të njohur si “Plumbi i Artë”. Në rend dite ishte parashikuar për herë të parë edhe dëshmia e një tjetër bashkëpunëtori të drejtësisë, Erion Alibej, i njohur si kreu i një organizate kriminale në Elbasan.

Alibej, i njohur me nofkën “Krymi”, akuzohet për porositjen e disa atentateve për motive hakmarrjeje dhe lidhje me krimin e organizuar, në bashkëpunim me grupin famëkeq të killerave që drejtohej nga i penduari Nuredin Dumani.

Dëshmia e Alibej në GJKKO: Njohja me Dumanin dhe porositë për vrasje

Alibej tregoi në seancë se kishte njohur Nuredin Dumanin në vitin 2020 dhe se vetë Dumani kishte kërkuar ta takonte. Tema e parë e bisedës mes tyre kishte qenë atentati i Bradasheshit, ku ishin vrarë vëllai i Alibej, daja dhe një mik turk i familjes.

Në pyetjen e prokurorisë për vrasjet e dyshuara, përfshirë ato të vëllezërve Haxhia, Angjelo Avdia dhe Dorian Shkoza, si dhe për njohjet me Nuredin Dumanin, Skredi Tasen dhe Henrik Hoxhajn, Alibej u përgjigj:

Pasi jam liruar nga paraburgimi i Elbasanit, në fillim të 2020-s, kam qenë përdorues i rregullt i ‘Encochat’ dhe ‘Sky Eç’. Kam kontaktuar me Arjan Spahiun dhe i kam thënë: hajde ta sqarojmë për kontaktin me Nuredin Dumanin. Më sqaro se Dumani ka kërkuar vetë me u taku me mu.”

Më tej, Alibej shtoi:

“Gjatë kësaj periudhe kam hedhur fjalë në rrugë që për Talo Çelën jepja 100 mijë euro me e vra dhe 200 mijë euro kush ma sjell te…
Kur po i tregoj atentatin familjarëve të mi, më thotë se ka qenë edhe Dorjan Shkoza dhe ka zbrit dhe ka gjujt nga ana tjetër e makinës.
Mua më intereson Talo Çela, i thashë Dumanit. Vëllezërit Çopja, miqtë tonë, ishin financuesit dhe urdhëruesit, Mikel Qosja organizatori.
Për Dorjan Shkozën më tha që pas ekzekutimit makina çmontohet te servisi i tij.
Dumani më tha: ‘Nëse unë filloj nga Dorjani, Talo Çela do fillojë nga unë dhe ai do vetë.’
‘Çfarë do nga unë?’ – i thashë. Dumani më tha: ‘Çunat i ke gati për çdo vrasje, marr gjysmën e lekëve, i marr para.’
I thashë Arianit: ‘A t’i jap Dumanit një telefon “Sky Ecc”?’ dhe ja thashë, ‘dhe po të jap 50 mijë euro me vete’.”

Petrit Qoli: “Më mirë 10 Dumanë në Dubai, se një i pafajshëm në burg!”

Në nisje të seancës foli edhe një nga të pandehurit në këtë dosje, Petrit Qoli, i cili mohoi akuzat ndaj tij dhe sulmoi besueshmërinë e dëshmive të Dumanit. Ai deklaroi në sallën e gjyqit:

Kam 3 vjet në burg pa parë mbesat e mia. E nderuar gjykatë, më mirë 10 Nuredin Dumani në Dubai, se një i pafajshëm në burg!”

Dëshmia e Dumanit: Zbardhja e 8 organizatave kriminale

Dëshmia e Nuredin Dumanit ka qenë thelbësore në ngritjen e dosjes “Plumbi i Artë”, që ka çuar në zbardhjen e aktivitetit të të paktën 8 organizatave kriminale dhe në identifikimin e 32 të akuzuarve, pjesa më e madhe tashmë të arrestuar, por me disa drejtues ende në arrati – në Dubai apo të zhdukur pa gjurmë.

Dumani ka rrëfyer në detaje aktivitetin kriminal të porositur dhe ekzekutuar përmes platformave të koduara si “Sky ECC”, “Matrix” dhe “BQ”, dhe ka vënë në dispozicion të SPAK edhe tre fjalëkalime që ka përdorur për dekriptimin e bisedave, fotove dhe filmimeve – tashmë prova zyrtare në proces.

Ai ka përmendur bashkëpunimin me Suel Çelën, përplasjen me mikun e kthyer në armik Talo Çelën, porositë nga Erion Alibej, si dhe detaje mbi strukturën, komunikimet dhe financimet e shumë prej atentateve që janë nën hetim.

Seanca e radhës dhe pritshmëritë

Seanca e radhës pritet të vazhdojë me pjesë të tjera të dëshmisë së Erion Alibej, ndërsa GJKKO do të vendosë nëse dëshmia e tij mund të përdoret si provë ligjore në një proces që pritet të zgjasë me muaj për shkak të volumit, ndërlikimeve dhe numrit të madh të personazheve dhe ngjarjeve kriminale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Yll Limani në mbështetje të Gjestit: “I janë bërë shumë padrejtësi”

0
Pas arrestimit të këngëtarit Gjesti, reagimet nga artistë të njohur nuk kanë munguar. Së fundmi, mbështetje publike për të ka shprehur edhe kolegu i...

Përmbytje tragjike në Kenia, 62 viktima mes tyre 8 fëmijë

0
Të paktën 62 persona, mes tyre edhe tetë fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve që goditën Nairobi dhe...

Pas arrestimit të Gjesti-t, reagon pronari i “Onima”: “Shqiponja nuk kap miza”

0
Pas lajmit për arrestimin e këngëtarit Gjesti dhe akuzave se ka kanosur kompaninë muzikore Onima, ka ardhur edhe reagimi i parë nga pala tjetër...

Konflikt në Durrës, plagoset me mjet prerës një 26-vjeçar

0
Një konflikt mes dy personave në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal...

Trump kërcënon Iranin: “Mund ta godasim sërish ishullin Kharg”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar me sulme të tjera ndaj qendrës kryesore të eksportit të naftës së Iranit,...