17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Media greke “Protothema” sulmon Ramën: Miqësia me Greqinë është vetëm për fushatë

 

Media greke Protothema ka publikuar një artikull kritik ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama, duke e akuzuar atë për përdorimin e marrëdhënieve shqiptaro-greke si një strategji elektorale. Sipas këtij artikulli, Rama synon vetëm të përfitojë politikisht nga një “miqësi fallco” me Greqinë, ndërsa në realitet, politika e tij e jashtme është e orientuar drejt Ankarasë.

Protothema thekson se Rama nuk ka treguar një sjellje miqësore ndaj zyrtarëve grekë, madje gjatë vizitave të tyre në Tiranë janë organizuar protesta.

Në analizën e saj, media greke e akuzon Ramën se:

• Ka ndikuar në anulimin e Marrëveshjes së Detit me Greqinë përmes një vendimi të Gjykatës së Lartë, duke përdorur argumente të ngjashme me ato të Ministrisë së Jashtme turke në lidhje me Egjeun.

• Ka marrë urdhra nga Ankaraja, sipas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha.

• Ka lidhje të ngushta me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, të cilin e konsideron si aleat të tijin kryesor.

• Arrestimi i Fredi Belerit dhe situata në Himarë përbëjnë një mesazh të qartë për minoritetin grek dhe për Athinën.

• Interesat ekonomike të mbrojtura nga qeveria shqiptare po shkatërrojnë zonat turistike, duke dëmtuar edhe pronat e minoritetit grek.

Ky artikull vjen në një moment delikat për marrëdhëniet mes dy vendeve, në një kohë kur Rama ka bërë thirrje për përmirësimin e raporteve mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...