8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Mediat greke: Rama pranon fitoren e Belerit në Himarë

Mediat greke kanë shkruar mbi deklaratat e kryeministrit Edi Rama mbrëmjen e djeshme, për fitoren e Fredi Belerit në Himarë.

Ato shkruajnë se Rama ka pranuar fitoren e Belerit, edhe pse ndoshta ky rezultat nuk u pëlqen. Më tej citohet deklarata e tij se duke iu referuar drejtësisë shqiptare, pavarësisht problemeve që ka, ajo nuk mund të vihet në dyshim dhe nën presion nga askush, sidomos nga aktorë të huaj, duke nënkuptuar kërkesat greke për njohjen e provave inkriminuese në çështjen Beleri.

Shkrimi në median greke ERT:

“Dua së pari të respektoj zgjedhjet në Greqi dhe të kuptoj retorikën nxitëse”, duke shtuar se nga ana e tij do të përpiqet për më shumë moderim dhe përmbajtje.

“Jam i vendosur të bëj më të mirën përpara se të detyrohem të reagoj” dhe shtoi se nuk do të flasë deri pas zgjedhjeve në Greqi. Ai e mbylli deklaratën e tij duke thënë se “besoj se minoriteti grek nuk është ushqim për topat elektorale të askujt, as në Shqipëri, as në Greqi”.

Rama e cilësoi rezultatin e kutive të votimit në Himarrë si “të pastër”, duke thënë se duhet pranuar “edhe nëse nuk na pëlqen”- shkruhet në mediat greke.

Ai tha gjithashtu se procesi zgjedhor dhe numërimi i votave në Himarë është bërë pa probleme dhe transparente, me praninë e diplomatëve grekë si vëzhgues dhe të mediave greke dhe shqiptare.

Nga ky proces, tha ai, ka rezultuar edhe fitorja e kandidatit kundërshtar të qeverisë.

Duke iu referuar drejtësisë shqiptare, ai tha se pavarësisht problemeve që ka, ajo nuk mund të vihet në dyshim dhe të vihet nën presion nga askush, sidomos nga aktorë të huaj, duke nënkuptuar kërkesat greke për njohjen e provave inkriminuese në çështjen Beleri.

Edi Rama nxitoi të vuri në dukje se në Shqipëri nuk ka dy lloje drejtësie, një për shtetasit shqiptarë me kombësi shqiptare dhe një për shtetasit shqiptarë dhe grekë me kombësi greke.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...