25.5 C
Tiranë
Monday, September 23, 2024
spot_img

Medvev: “Çdo tentativë për të pushtuar Krimenë do të nënkuptonte një shpallje lufte ndaj Rusisë”

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev vijon të ashpërsojë gjuhën ndaj Perëndimit, në lidhje me sanksionet e vendosura ndaj Rusisë që kanë shkaktuar probleme jo të pakta.

Gjatë një interviste për mediat në Moskë, zv.kreu i Këshillit të Sigurisë u shpreh se çdo tentativë për të pushtuar Krimenë do të nënkuptonte një shpallje lufte ndaj Rusisë.

“Nëse një vend anëtar i NATO do të bënte një lëvizje të tillë, do të çonte në një konflikt ku do të përfshihej e gjithë Aleanca e Atlantikut të Veriut dhe rrjedhimisht Luftën e Tretë Botërore”, u shpreh Medvedev.

Dmitry Medvedev vijon të jetë një ndër zyrtarët më të lartë rusë që ka përdorur retorikën më të ashpër ndaj Perëndimit dhe Ukrainës që nga fillimi i luftës, më 24 shkurt.

Në një deklaratë të mëparshme, Medvedev tha se furnizimi i Ukrainës me armë nga vendet e NATO-s, trajnimi i trupave të saj në përdorimin e pajisjeve perëndimore, vendosja e mercenarëve dhe mbajtja e stërvitjeve kufitare rrit mundësinë e një konflikti të hapur dhe të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe NATO-s.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT