10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Megaoperacioni “Tempulli”/ Balla : “Nxis policinë e shtetit ta ruaj këtë qasje të re të luftës kundër trafikut të lëndëve narkotike”

Pas megaoperacionit “Tempulli”, Taulant Balla tha ndër të tjera se do të bëhet edhe një analizë për mënyrën sesi ky operacion u zhvillua dhe finalizuar.

Ai tha se do të bëhen vetëpastrime nga radhët e policisë, për të gjithë ata punonjës policie që bëhen palë me grupet kriminale.

“Do të paraqesim paketë për dyfishim të dënimit të krimeve që ndodhin brenda perimetrit të sigurisë së shkollave, për shpërndarjen dhe shitjen e lëndëve narkotike. Ky është vetëm fillimi! Nxis policinë e shtetit ta ruaj këtë qasje të re të luftës kundër trafikut të lëndëve narkotike.

Gjatë ditës së sotme do nxjerrim konkluzione për mënyrë e organizmit të operacionit dhe qasje të reja ndaj një fenomeni që do të vijë duke u minimizuar sikur është rrjedhja e informacionit nga brenda policisë. Gjatë këtij operacioni nuk kemi pasur problematika të kësaj natyre, por ishte operacioni i parë i madh i këtij niveli. Mos u habisni që ngjarje të tilla t’i kemi më të shpeshta.

Pas pak do jetë AMP që do ketë komunikim për të njoftuar se cafrë ka parë gjatë zhvillimit të këtij operacioni kur ka punonjës të policisë të përfshirë në grupe kriminale”, tha Balla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ministrja e IA nën hetim”: Skandali që trondit Shqipërinë dhe simbolin e luftës kundër...

0
Një paradoks i paprecedent shoqëron përpjekjet e Shqipërisë kundër korrupsionit: Diella, ministrja e inteligjencës artificiale krijuar për të simbolizuar transparencën dhe luftën ndaj abuzimeve,...

Kadastra sqaron zhvendosjen e drejtorisë së Vlorës në Tiranë: “Shërbimet online nuk preken”

0
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka reaguar pas shqetësimeve të qytetarëve lidhur me zhvendosjen e drejtori vendore të Vlorës drejt kryeqytetit, duke theksuar se ky...

62-vjeçarja zhduket në Elbasan, Policia nis kërkimet

0
Një grua 62-vjeçare është shpallur e humbur në Elbasan, pasi është larguar nga banesa ku jetonte e vetme, ndërsa familjarët kanë humbur kontaktet me...

Goditet rrjeti i trafikut të emigrantëve, dy të arrestuar në operacionin “Relay 4”

0
Policia ka arrestuar dy shtetas të dyshuar për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufijve, pasi transportonin emigrantë që synonin të shkonin ilegalisht drejt...

“Kemi mbetur në mes të katër rrugëve” – Banorët e lagjes 14 në Durrës...

0
Aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për prishjen e banesave, në kuadër të projektit për zgjerimin e kanalit të ujërave të larta,...