11.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Melania Trump mahnit me elegancën e saj në inaugurimin e dytë të Donald Trump: Intrigon me kapelën misterioze

Edhe pse inaugurimi i Donald Trump ishte një ngjarje thellësisht politike, atmosfera u ngroh nga ngjyrimet rozë të ceremonisë, dashuria që ndihej në ajër, puthjet dhe kërcimet.

Në qendër të vëmendjes u vendos Melania Trump, e cila, me një veshje serioze dhe elegante, arriti të tërhiqte gjithë sytë e publikut. Kapela e saj me stil ushtarak fshehu shikimin e saj, duke i dhënë një aureolë misteri që vetëm sa e bëri më magjepsëse.

Një Zonjë e Parë që përcjell disiplinë dhe klas

Për kritikët e modës, Melania përcolli një mesazh të qartë serioziteti dhe disipline, duke lënë të kuptohet qasja me të cilën do ta mbajë për herë të dytë detyrën e Zonjës së Parë.

Në kamerat e mediave nuk u kap asnjë moment ku ajo të kishte kontakt të drejtpërdrejtë me objektivin apo të ftuarit – një zgjedhje e qëllimshme që vetëm sa e bëri atë më intriguese.

Nga palltoja elegante tek stiletto-t e saj, çdo detaj i veshjes dukej i menduar dhe i realizuar me mjeshtëri. E gjitha kjo e bëri të shfaqej krejt ndryshe nga inaugurimi i parë në vitin 2017.

Dashuria në skenë: Trump dhe Melania vallëzojnë në tingujt e Elvis Presley

Në momentet pas betimit si president, Donald dhe Melania Trump u ngjitën në skenë për të vallëzuar si bashkëudhëtarë të këtij mandati të ri. Ata zgjodhën këngën ikonike “An American Trilogy” të Elvis Presley-t, duke krijuar një moment të paharrueshëm romantik.

Presidenti duket se është një adhurues i madh i muzikës country, pasi në balloja festive performuan artistë të kësaj rryme si Rascal Flatts, Parker McCollum, Jason Aldean dhe Gavin DeGraw.

Melania Trump, me hijeshinë dhe finesën e saj, konfirmoi edhe një herë se mbetet një nga Zonjat e Para më magjepsëse dhe të komentueshme të historisë moderne.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...