Titulli: “Vajza e Pëllumb Gjokës, e Vrari nga Familja, Dhuron Dëshminë në Policinë e Durrësit: ‘Nuk Dija Asgjë për Vrasjen e Babait'”
Teksti:
Vajza e madhe e Pëllumb Gjokës, 50-vjeçari që u vra nga 3 fëmijët e tij dhe u gropos në oborrin e shtëpisë në Shënavlash të Durrësit, ka dhënë dëshminë në polici lidhur me ngjarjen që tronditi vendin ditë më parë.
Ajo është pyetur mbi marrëdhënien që kishte babai i saj me familjen. Vajza e madhe ka qëndruar në të njëjtën linjë me pjesëtarët e tjerë të familjes sa i takon konflikteve që ato kanë deklaruar se kishin patur vazhdimisht me të ndjerin, duke deklaruar se i ati ishte njeri autoritarist që gjithmonë kërkonte të bëhej siç thonte ai.
Ditën e djeshme, ajo është shprehur në komisariat se nuk ka ditur asgjë për vrasjen e babait nga vëllezërit dhe motra e saj dhe se kishte marrë vesh gjithçka nëpërmjet mediave.