10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Mes dokumentave të sekuestruara të dhëndrit të Berishës, gjenden dokumentat e blerjes së shtëpis në Gjermani nga mbesa e tij

Mes të tjera dokumenteve të sekuestruara për hetimin e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, SPAK ka sekuestruar disa shpjegime të dhëna nga vajza e Jamarbër Malltezit, Dasara Malltezi, për një institucion gjerman, në lidhje origjinën e 42 mijë eurove të dhëna nga babai i saj.

Dokumenti është nxjerrë nga një kompjuter i sekuestruar në studion ligjore “Pustina” dhe bëhet fjalë për një transfertë financiare të kryer nga një llogari bankare gjermane e Jamarbër Malltezit. Përmes saj, jepeshin përgjigjet që Malltezi duhet t’i kthente institucionit gjerman.

Sipas GJKKO, nga përmbajtja e letrës bëhet fjalë për një kontratë blerjeje banese në Gjermani. Referuar dosjes së gjykatës, në letër pasqyrohet se “Babai im depozitoi draft-kontratën për blerjen e apartamentit tim në bankën e tij në Shqipëri, duke i njoftuar ata që i nevojitej të bëhen disa transferta në llogarinë time për të realizuar blerjen.

Babai im depozitoi draft-kontratën për blerjen e apartamentit tim në bankën e tij në Shqipëri, duke i njoftuar ata që i nevojitej të bëhen disa transferta në llogarinë time për të realizuar blerjen. Ekziston një kufizim ditor për transfertat online dhe ai nuk mund të transferonte të gjithë shumën në llogarinë time.

Kur ai transferoi 320 mijë euro në llogaritë time, papritmas bankat lokale në Shqipëri patën një problem për rreth 3-4 ditë me sistemin e tyre online. Që kur kontrata ishte e ndjeshme ndaj afateve kohore (paratë duhet të shkonin tek noteri brenda një date të caktuar) në mënyrë që të mos dështonin detyrimet kontraktore, ai vendosi që të transferonte shumën e mbetur prej 42 mijë euro nga llogaria e tij në Gjermani”.

Sipas GJKKO, në ndërthurje me të dhënat e rezultuara gjatë hetimit, konfirmohet se në drejtim të llogarisë në Gjermani janë kryer transferta bankare nga llogaritë shqiptare të shtetasit Jamarbër Malltezi. Kofirmohet se nga llogaria e tij janë kryer 4 transferta në total, në vlerën 80 mijë euro për periudhën 08.09.2021-14.09.2021 me përshkrimin “Kalim për blerje apartamenti Desara Malltezi Rotterdam”.

Ekziston një kufizim ditor për transfertat online dhe ai nuk mund të transferonte të gjithë shumën në llogarinë time. Kur ai transferoi 320 mijë euro në llogaritë time, papritmas bankat lokale në Shqipëri patën një problem për rreth 3-4 ditë me sistemin e tyre online.

Që kur kontrata ishte e ndjeshme ndaj afateve kohore (paratë duhet të shkonin tek noteri brenda një date të caktuar) në mënyrë që të mos dështonin detyrimet kontraktore, ai vendosi që të transferonte shumën e mbetur prej 42 mijë euro nga llogaria e tij në Gjermani.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...

Rama: ‘Made in Albania’ si pasaportë drejt BE-së, qeveria mbështet fuqimisht eksportuesit”

0
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se marka “Made in Albania” përfaqëson jo vetëm cilësinë, por edhe një pasaportë drejt Bashkimit Europian, dhe qeveria do...

Gjykata në Leipzig shpall të pafajshëm 52-vjeçarin shqiptar për vrasjen e bashkatdhetarit

0
Një gjykatë rajonale në Leipzig, Gjermani, ka shpallur të pafajshëm një 52-vjeçar shqiptar, i akuzuar për vrasjen e një bashkatdhetari të tij 29-vjeçar, më...

Pesë llojet e dashurisë që çdo njeri dëshiron të përjetojë

0
Dashuria është ndoshta ndjenja më e fuqishme në botë. Çdokush e kërkon dhe dëshiron ta përjetojë gjatë gjithë jetës, por jo të gjithë kanë...