Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian Ibro, mori 687 vota.
Pas fitores, Qylybyli falënderoi anëtarët për pjesëmarrjen dhe kandidatin përballë tij, duke theksuar rëndësinë e bashkimit brenda partisë:
“Pikë së pari falënderoj të gjithë anëtarët që morën pjesë në votimin e sotëm… Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim,” tha ai për mediat.
Fitimi i tij vjen në një moment kyç për degën lokale, ndërsa Qylybyli premtoi që punën pas zgjedhjeve do ta bëjnë të gjithë së bashku, duke përforcuar unitetin brenda partisë.






