-1.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Meta akuza qeverisë: Shqipëria rrezikon të kthehet në një parajsë fiskale, Edi Rama…

Kreu i Partisë së Lirisë u ka bërë thirrje qyetarëve që të reagojnë ndaj qeverisë Rama, ndërsa në të kundërt në mënyrë figurative, tha se do u vënë traun te dera e shtëpisë.

Meta po ashtu vijon me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama duke përdorur epitetin “katravec” që sips tij po tenton të marr vulën e PD.

Meta: Asgjesimi i demokracise dhe pluralizmit është skenari që ka marr përsipër të zbatoj prej një kohe të gjatë Edi rama. Vetëm demokracia e mbron Shqipërinë dhe shqiptarët ndaj ju përshëndes të gjithëve, në një orë të vështirë për të treguar vendosmërinë tuaj për të mbrojtur familjet tuaja, vendin tonë, kujtimin e ndritur të të parëve tanë.

E kanë shumë qejf traun këta, e vendosin në rruga, autostrada, në Butrint. Mos prisni tua vënë traun edhe te dera e shtëpisë, që tu marrin lekë edhe kur hyni dhe dilni në shtëpi.

Jam i bindur se në këtë mënyrë të qëndrueshme të vendosur shumë shpejt në sallën e Kuvendit do të gjëmojë fjala e lirrë dhe drejtësia nuk do jetë më në xhepin e Ramës, Engjell, Agacit.

Dje BE ndërmori një akt tjetër për ta kthyer Shqipërinë në vendet që monitorohen sa i takon politikave fiskale, sepse Shqipëria synohet të kthehet nga Rama dhe banda e tij në parajsë fiskale për bosët e tij dhe të kthehet në ferr për shqiptarët e ndershëm.

Prandaj bie lindshmëria sepse kanë frikë të rinjtë dhe të rejat të martohen sepse nuk mund të blenë një shtëpi 4 mijë euro metri katror në Tiranë, nuk jetojnë dot me 400 mijë lekë.

Për këto të vërteta ka frikë ai që ka braktisur parlamentin. Ai që nuk do të bierë në nivelin e opozitës që nuk ka lënë fyerje ndaj zonjave, grave deputete.

Mirënjohjen më të thellë, të gjithë çdo ditë këtu. Solidaritet me të gjithë deputetët e vërtetë, me PD sepse nuk kemi në diskutimin çështjen e PD, sepse atë e kanë zgjidhur demokratët vetë në mënyrën me evropiane. Këtu kemi një kastravec që kërkon të provokojë shqiptarët në ndjenjën njerëzor dhe kombëtar. Ne pluralizmin politik nuk e këmbejmë me asgjë, sepse pluralizmi politik është shtylla e demokracisë dhe garancia për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve.

Një kastravec që kërkon të marrë vulën e një partie! pa asnjë diskutim mendoni c’bën ky kastravec me hipotekat e banesave të qytetareve.

Prandaj të gjithë në këmbë kundër regjimi, të pashpirte dhe anti njerëzor. Jam i sigurt se të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe socialistët e ndershëm, që ky ia rrëmbeu vlerat partisë do ti tregojnë vendin atij në zgjedhjet më të shpejta. Koha po ndryshon, pranvera po vjen më 3 mars që mimozat do shpërthejnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT