1.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Meta : ” Është koha për tu përballur me nje rezistencë pa kthim”

Me tone të forta ka folur kreu i Partisë së Lirisë në protestën para Kryeministrisë. Meta tha se sot është koha për tu përballur me nje rezistencë pa kthim ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se është fshehur prej 3 javësh si një frikacak. Më tej Meta shtoi se Rama ka marrë peng integrimin europian të vendit.

Meta: Të nderuar qytetarë. I nderuar zoti Berisha, kjo protestë historike dhe madhështore është prova e dinjitetit qytetar. Sot është ora për tu përballur me nje rezistencë pa kthim me këtë regjim të kalbur, abuzuar dhe armik të interesit publik. Struci i Rilindjes i cili është fshehur si një frikacak i pashoqë nga frika e tmerrshem që ka , nga përballja me të vertetat, dhe dëmet që i ka shkaktuar atij. Rama në 10 vite e perdori pushtetin për interesat e tij mafioze dhe është i gatshëm të kanaq këdo mafioz që të shtyj edhe disa ditë në pushtet, Aferra korruptive  është edhe afera që ka derdhur kupën e zemërimit mbarëpopullor. Llogaridhënies nuk i shpëton dot edhe pse ka braktisur Kuvendin prej tre javësh. Do të jap llogari për të gjithë shkeljet, shaktërrimin e parlamentit, bllokimin e paligjshëm të projektligjeve që kemi paraqitur në Kuvend. Ai do të jap llogari edhe për bllokimet e komisioneve hetimore, ai ka tmerr nga të vertetat e hidhura, do të jap llogari edhe për përjashtimie staliniste. Ai do të jap llogari deri në fund për pengmarrjen e integrimit europian sme veprimet e tij mafioze, si pasaporta, aministia, i është kundërvene vlerave themelore të shtetit ligjor. Me Ramën kryeministër vendi vetëm zhytet në korrupsion ndërsa Kosova përmirësohet me 20 vende vetëm me 2 vite se ka zgjedhje të lira.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT