15.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Meta: “Ky i merr borxhe për të bërë fasada dhe mashtrime dhe jo për të bërë projekte që rrisin prodhimin”

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha se projekti i Portit të Durrësit është një aferë skandaloze.

Ai deklaroi se Rama po godet prodhimin vendas. Më pas iu referuar ndjesës së Ramës për lajmin e Manhatanit të Kroacisë.

“Çfarë po ndodh me prodhimin vendas? Situata gjithmonë e më e rëndë. Taksa speciale për prodhuesit vendas të energjisë se ata e kanë fajin thotë. Çfarë faji kanë ata? Po të mos ishin ata situata do ishte shumë herë më e rëndë për qytetarët shqiptarë.
Në vend që të nxisin prodhim vendas të energjisë, përkundrazi duan t’i japin një goditje se për këta ka rëndësi vetëm biznesi i importit.

Fajtori për gjithçka ndodh në këtë vend është makutëria e Ramës, gënjeshtarit të provuar. Pardje lëshoi një Twitter në panikun e kësaj afere skandaloze të Portit të Durrësit, shikoni shqiptarë tha se si Kroacia po e pret me gëzim të madh këtë investitorin që ua solla unë. Por nuk zgjati gënjeshtra, Kroacia e kishte përzënë në 2020. Se atje ka shoqëri civile, këshill bashkie, ka një shoqëri që funksionon, ka një shoqëri që nuk i pranon gënjeshtrat, mashtrimet dhe këtë korrupsion që cenon të mirën e përbashkët. Nuk i kishte dhënë njeri portin atje, por një zonë në qytet dhe atë me garë, jo pa garë si ua jep zotëria në Durrës dhe i thonë jashtë sepse ne jemi shtet serioz, jemi qytetarë të një vendi europian që nuk mund të pranojmë projekte të tilla jo transparente që bie erë korrupsion. Pasi doli gënjeshtra kërkoi falje. Falja ishte më falni që më zbuluat. Sa herë ka kërkuar falje për gënjeshtrat e tij të pafundme. Është koha t’i japim fund këtij regjimi i cili në themel ka gënjeshtrën, mashtrimin, pabesinë ndaj qytetarit, ndaj demokracisë. U tmerruan përfaqësuesit e 7 organizatave për të drejtën e fjalës nga takimi që kishin pasur me të dje sepse dhe ata i kishte sulmuar. Pse ka kaq frikë nga e vërteta dhe fjala, sepse nuk do të zbulohet korrupsioni i tij. Ai do t’i bëjë fët e fët siç ka bërë inceneratorët atje. përgjegjësi kryesor për atë aferë është ai dhe vetëm e ai, por për shkak të kapjes së drejtësisë vazhdon të projektojë afera të tjera.

Vetëm vitin që vjen do paguani 1.15 mld euro për borxhet që ka marrë ky. Vetëm me letra ka 12 mld euro të deklaruara, por edhe nja 2-3 janë të padeklaruara. Kjo do të thotë që do të paguajmë për borxhet vitin që vjen aq sa është buxheti vitin që vjen për tre ministri, arsimi, shëndetësia dhe bujqësia ushqimi. Ky i merr borxhe për të bërë fasada dhe mashtrime dhe jo për të bërë projekte që rrisin prodhimin. 100 lekë borxh që merr ky, nuk shlyen dot as 84”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...

Stuhia “Teresa” godet Ishujt Kanarie: Përmbytje, valë gjigante dhe kaos në fluturime

0
Stuhia e fuqishme “Teresa” ka përfshirë Ishujt Kanarie në Spanjë, duke sjellë reshje intensive, erëra të forta dhe borë në zonat malore të Tenerife,...

Ambasadori gjerman: Zbatimi i ligjit në Kosovë kyç për integrimin në BE, pa penguar...

0
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolf, ka theksuar rëndësinë e zbatimit të ligjit për të huajt dhe automjetet në të gjithë territorin e...

Studimi: Aktivitetet mendore mund të vonojnë Alzheimerin deri në 5 vite

0
Një studim i publikuar më 11 shkurt 2026 në revistën Neurology ka nxjerrë në pah rolin kyç të aktiviteteve mendore në vonimin e shfaqjes...