10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Meta nga Vora: “Pritet me padurim ndryshimi, ata që falimentuan bashkinë e Vorës, në 14 Maj do të falimentojnë dhe veten e tyre”

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në mbështetje të kandidatit të opozitës për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha, ka zhvilluar takime me qytetarët e kësaj zone.

Në fjalën e tij, Meta ka theksuar se zgjedhjet më 14 Maj kanë një rëndësi madhore për të gjithë qytetarët e Vorës.

“Në Vorë pritet me padurim ndryshimi, sepse banorët kanë nevojë urgjente për një Bashki funksionale dhe në shërbim të tyre. Ata që falimentuan bashkinë e Vorës, në 14 Maj do të falimentojnë dhe veten e tyre. Vora me kryetarin e ri, z. Indrit Hoxha do të jetë pas 14 Majit lokomotivë e zhvillimit të vrullshëm ekonomik”, shkruan Meta në një postim në rrjetet sociale.

POSTIMI I PLOTE

Ata që falimentuan bashkinë e Vorës, në 14 Maj do të falimentojnë dhe veten e tyre.

Vora me kryetarin e ri, z. Indrit Hoxha do të jetë pas 14 Majit lokomotivë e zhvillimit të vrullshëm ekonomik.

Bashkë do të fitojmë në Vorë, së bashku me banorët e mrekullueshëm dhe të palodhur të kësaj zone, të cilët si kudo në të gjithë Shqipërinë po përballen me kostot e larta të jetesës dhe rënien e fuqisë blerëse.

Në Vorë pritet me padurim ndryshimi, sepse banorët kanë nevojë urgjente për një Bashki funksionale dhe në shërbim të tyre. Prandaj 14 Maji ka një rëndësi madhore për të gjithë qytetarët e Vorës. T’ia rikthejmë Vorës bashkinë, t’ua rikthejmë qytetarëve dhe të rinjve shpresën për të ardhmen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...