Kreu i Partisë së Lirisë ka prezantuar sot këshilltarin e tij të ri për sportet. Dhe do të jetë gazetari i njohur i sportit Lirim Zalla. Në një videomesazh të ndarë në rrjetet sociale, Meta shprehet se do të mbështesi sportisët dhe i inkurajon të gjithë të merren me sport. Në sfond duket televizori i lënë tek një nga fjalimet e Berishës nga dritarja.
‘Nga sot gazetari i njohur dhe miku im i hershëm, Lirim Zalla është këshilltari im special për sportet dhe na bashkohet në mbështetjen e këtij prioriteti të jashtëzakonshëm për Partinë e Lirisë, por edhe për mua si Ilir Meta. Unë i dua shumë sportistët, i kam thënë edhe Lirimit edhe gjithë të tjerëve, sepse kur isha i ri doja të bëhesha kampion, por nuk u bëra dot dhe e di se sa e vështirë është të bëhesh kampion. Bashkë me Lirimin do mbështesim jo vetëm kampionët por do të vijojmë që gjithë fëmijët dhe të rinjtë të rriten me dashuri për sportin dhe të ushtrohen në të, siç bën edhe Sotir Qirjaqi që e takova pak minuta më parë në një moshë shumë të madhe plot energji çdo ditë. Sepse sporti nuk është vetëm krenari kombëtare kur arrihen majat, por sporti është edhe shëndet për të gjithë.’, shprehet Meta në videomesazh.
Meta prezanton këshilltarin e ri për sportet: ‘Mbështetja ndaj sportistëve dhe promovimi i aktivitetit fizik’
POSTIMET E FUNDIT
“Patjetër i merituar” – Keijsi përjashtohet nga gara për Çmimin e Madh në BBVIP
Të martën, banori i Big Brother VIP, Keijsi, u përjashtua nga gara për Çmimin e Madh pas përdorimit të përsëritur të gjuhës denigruese ndaj...
“Shqipëria dhe Mali i Zi në prag të anëtarësimit ekonomik në BE brenda tre...
Shqipëria dhe Mali i Zi po pozicionohen si liderët e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Europian, me një perspektivë reale për anëtarësim, por...
Helikopteri rrëzohet pranë aeroportit të Beneventos: 1 viktimë dhe 1 i plagosur
Një helikopter është rrëzuar në lagjen Olivola, pranë aeroportit të Beneventos në Itali, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e pilotit. Viktima...
Stuhi rekord në SHBA: 42 të vdekur dhe 200 milionë të prekur nga moti...
Një stuhi e fortë ka përfshirë Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar deri tani 42 viktima dhe duke prekur rreth 200 milionë banorë. Të vdekurit...
Miratohen pas 18 orësh seancë maratonë ndryshimet në Kodin Penal, opozita voton kundër
Pas një seance maratonë që zgjati rreth 18 orë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ndryshimet në Kodin Penal. Amendamentet u votuan me 85 vota pro...






