5.5 C
Tiranë
Monday, December 15, 2025
spot_img

Meta takim me delegacionin e KE: “Shqipëria vijon të zbresë shkallët e renditjes në të gjitha raportet ndërkombëtare, e rëndësishme nisja e negociatave”

Presidenti i Republikë Ilir Meta ka pritur sot delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku ka theksuar rëndësinë e nisjes sa më parë të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Përmes një postimi në facebook, kreu i shtetit shkruan se gjatë takimit vuri në dukje fatkeqësisht shkallët që Shqipëria vijon të zbresë në të gjitha raportet ndërkombëtare për liritë ekonomike, krimin, korrupsionin dhe lirinë e medias.

Postimi i Presidentit Meta:

Kënaqësi të takohesha me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, me z. Joseph O’Reilly dhe z. Asim Mollazada, që po vizitojnë Shqipërinë për mbledhjen e fakteve mbi situatën në Shqipëri.

Mirëprita angazhimin e Asamblesë Parlamentare dhe strukturave të tjera të Këshillit të Europës, përfshirë Komisionin e Venecias, për forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, dhe të lirisë së medias në Shqipëri.

Gjatë takimit theksova rëndësinë e nisjes sa më parë të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, dhe domosdoshmërinë për t’iu përgjigjur të gjitha problemeve të ngritura me shqetësim nga Parlamenti Europian, në rezolutën e tij të 19 majit.

Vura në dukje se fatkeqësisht Shqipëria vijon të zbresë shkallët e renditjes në të gjitha raportet ndërkombëtare që analizojnë nivelin e respektimit të të drejtave të njeriut, lirisë së medias, lirive politike dhe ekonomike, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Njëkohësisht, theksova rëndësinë që ka forcimi edhe më shumë i bashkëpunimit në të ardhmen me Këshillin e Europës dhe të gjitha strukturat e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Detaje nga ngjarja në Llogara/ 35-vjeçari nga Berati digjet brenda makinës “BMW”, pista e...

0
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e regjistruar këtë të hënë në zonën e Llogarasë, ku një person u gjet i...

12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet penalisht 21-vjeçari nga Fieri

0
Policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj një 21-vjeçari, banues në Fier, pasi iu gjetën para të padeklaruara gjatë kontrollit në...

Goditet rrjeti i kokainës në Itali: 24 të arrestuar, mes tyre një shqiptar “kyç”...

0
Një operacion i gjerë i forcave të rendit në Itali ka çuar në arrestimin e 24 personave, mes tyre edhe një 36-vjeçar shqiptar, të...

Tronditje në Hollywood: Djali i regjisorit legjendar Rob Reiner arrestohet pas vdekjes misterioze të...

0
Nick Reiner, djali i regjisorit të njohur amerikan Rob Reiner, është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim, pasi u gjetën të pajetë ai dhe bashkëshortja...

“Sot do doja të kisha edhe biletën tënde” – Selvija kthehet në Itali me...

0
Bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, Selvije Kasapi, është kthyer në Itali së bashku me djalin e tyre të vogël, Roel, por këtë...