14.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Meta takim me delegacionin e OSBE/ODIHR-i: “Nevojë alarmante për një klimë zgjedhore të qetë”

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zbuluar detaje nga takimi që ka pasur me delegacionin e OSBE/ODIHR-i, ku është diskutuar në lidhje me zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Meta thotë se në takim ka theksuar “nevojën alarmante për të forcuar zbatimin e ligjit për një klimë zgjedhore të qetë, pa ndikimin e krimit dhe administratës publike në zgjedhje, në mënyrë që të kemi një pjesmarrje sa më të lartë dhe rezultat të gjithëpranuar”.

Postimi i Ilir Meta

Prita në një takim me kërkesën e tyre Misionin e Vlerësimit të Nevojave nga OSBE/ODIHR-i, në lidhje me zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023.

Partia e Lirisë ka kërkuar me ngulm, që Komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore të adresojë me prioritet rekomandimet e OSBE/ODIHR për të përmirësuar të gjitha problemet madhore që u panë në zgjedhjet e 25 Prillit, ndaj ne e dënojmë zvarritjen e qëllimshme që mazhoranca i bën punës së Komisionit dhe të trajtimit të problemeve periferike që nuk i japin përgjigje problemeve kritike të zgjedhjeve, duke goditur besimin e qytetarëve tek standardet e zgjedhjeve.

U ritheksova përfaqësuesve të ODIHR nevojën alarmante për të forcuar zbatimin e ligjit për një klimë zgjedhore të qetë, pa ndikimin e krimit dhe administratës publike në zgjedhje, në mënyrë që të kemi një pjesmarrje sa më të lartë dhe rezultat të gjithëpranuar.

Partia e Lirisë mbetet në çdo kohë e angazhuar për dialog politik dhe ekspertizë teknike të nivelit të lartë, në mënyrë që qytetarëve t’u ofrohen standartet më të larta të zgjedhjeve dhe çdo shqiptar të votojë i lirë, siç i takon një populli europian.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...