10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Meta takim me të rinjtë: “Rilindja e ka goditur dhe asgjësuar Shkodrën, e rëndësishme që të japim mesazhin e ndryshimit”

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta po zhvillon një takim me të rinjtë në qytetin e Shkodrës.

“Duke u bashkuar mund t’i imponohen politikës dhe të rinjtë të mos jenë viktimë e kësaj politike siç është sot.

Unë vetë e kam nisur angazhimin politik si student. Sot bëhet gjithçka për tu vrarë besimi i të rinjve në fuqinë e ndryshimit, për ti bërë të ndjehen sa më të pafuqishëm dhe të gjejnë rrugë të tjera që i largojnë nga vendi e familja edhe pa dëshirën e tyre.

Më mirë se të rinjtë askush nuk mund t’i mbrojë interesat e tyre.
Për ne bashkia e Shkodrës është prioritet dhe kemi besim se do të arrijmë një rezultat spektakolar.

Shkolla është një bashki me traditë të jashtëzakonshme kombëtare e demokratike dhe kam besim se në 14 maj do japë shembullin edhe e vetme në mbrojtje të lirisë e demokracisë.

Rilindja e ka goditur dhe asgjësuar Shkodrën lidhur me rëndësinë e saj, i ka hequr Drejtorinë e Arsimit, Agjencinë e kullimit dhe ujërat. I kanë hequr gjykatat.

E kanë përmbytur në mënyrë sistematike e nuk lajmërojnë banorët kur hapin banorët për shkarkim se nuk duan që sipas ligjit të paguajnë dëmshpërblim.

Është e rëndësishme që të japim mesazhin e ndryshimit të jashtëzakonshëm që të rinjtë të kenë besim se mundësitë e tyre janë të pakufizuara që të plotësojnë ëndrrat e tyre në Shkodër.

Besoj shumë se PL në Shkodër do të jetë frymëzim për të rinjtë dhe disa prej jush do jenë edhe përfaqësues e model të rinisë shkodrane në këshillin bashkiak të qytetit.”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...